Mogherini në Twiter: Urgjentisht e nevojshme marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Mogherini në Twiter: Urgjentisht e nevojshme marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë

Nga: F. B. Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 23:16
Federica Mogherini

Prishtina duhet të heq taksat, ndërsa bisedimet  mes Beogradit dhe Prishtinës duhet të vazhdojnë ka shkruar në llogarinë e saj në Twiter shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogherini transmeton “Bota Sot”.

"Marrëveshja gjithëpërfshirëse obliguese për normalizim dhe çështjet e hapura është urgjentisht e nevojshme dhe me rëndësi kruciale si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, në mënyrë që të përparojnë në rrugën drejtë BE-së sikurse edhe për shkak të paqes dhe stabilitetit në regjion. Taksat duhet të shkojnë, bisedimet duhet të vazhdojnë” ka shkruar ajo në Twiter.

Si dihet më herët ajo ka biseduar në telefon me presidentin serb Vuçiq, rreth situatës aktuale në regjion dhe për dialogun, ndërkohë që të dy palët kanë theksuar nevojën e vazhdimit të dialogut dhe kërkimit të zgjidhjes obliguese mes Kosovës dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat