Ministri Tahiri: Fuqizimi i sundimit të ligjit imponon sektor privat efikas - Bota Sot
Ministri Tahiri: Fuqizimi i sundimit të ligjit imponon sektor privat efikas

Aktuale

Ministri Tahiri: Fuqizimi i sundimit të ligjit imponon sektor privat efikas

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 12:32
Abelard Tahiri

Krijimi i Gjykatës Komerciale do të zvogëlojë kohëzgjatjen e tanishme të procedurave gjyqësore me të cilat ballafaqohen bizneset dhe një herësh kjo gjykatë do të ofrojë qasje më të lehtë në drejtësi dhe zgjidhjen e rastit në kohën e arsyeshme.

Kështu u tha gjatë takimit të sotëm që pati ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, me anëtarët e Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë, me të cilët bisedoi për fuqizimin e sektorit të sundimit të ligjit, me theks të veçantë në krijimin e ambientit të përshtatshëm për të bërit biznes.

Ministri Tahiri ka bërë të ditur se në kuadër të procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, ka përfunduar analiza e segmentit të drejtësisë komerciale, e cila fuqishëm ka rekomanduar krijimin e një gjykate të veçantë që do adresonte vetëm çështjet e aktorëve të biznesit.

“Përmes krijimit të Gjykatës Komerciale, do të mundësohet krijimi i një adrese të vetme për zgjidhjen e rasteve komerciale, e cila do mblidhte gjyqtarë të profilizuar për zgjidhjen e rasteve të këtilla. Po kjo Gjykatë do të zvogëlojë kohëzgjatjen e tanishme të procedurave gjyqësore me të cilat ballafaqohen bizneset në kuadër të Departamentit për Çështje Ekonomike të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Mbi të gjitha, kjo Gjykatë do ofrojë qasje më të lehtë në drejtësi dhe zgjidhjen e rastit në kohën e arsyeshme, parime këto themelore të një gjyqësori efikas dhe shteti ku sundon sundimi i ligjit”, ka thënë ministri Tahiri.

Ai është shprehur i kënaqur që platforma e Rishikimit Funksional iu ka mundësuar bizneseve krijimin e hapësirës ku mund të shprehin problemet me të cilat ballafaqohen dhe së bashku me aktorë tjerë të gjyqësorit, shoqërisë civile e partnerëve ndërkombëtarë, të diskutojnë mbi zgjidhjet potenciale që do të përmirësonin gjendjen aktuale në kuadër të këtij sektori.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...