Berisha për vajzën 16 vjeçare:Ky rast i pshtirë, është vetëm një i shfaqur ne publik

Aktuale

Berisha për vajzën 16 vjeçare:Ky rast i pshtirë, është vetëm një i shfaqur ne publik

Nga: Z.B. Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 12:13
Anton Berisha

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, përmes një statusi në Facebook, ka reagur pwr i abuzimin e vajzës sw mitur në Drenas, kjo ngjarje thotë Berisha me kujton thënien e poetes se madhe, Maya Angelou: “se ne përjetojmë shume humbje por nuk guxojmë te mposhtemi”, përcjell BotaSot.

Berisha shkruan se një akulturim ose me sakte thënë antikulturim i njeriut në Kosovë shihet ne çdo cep te saj: ne rruge, ne trafik, ne loje sporti, ne zyre, ne klase te shkollës, ne stacione policie, ne ambiente formalisht te natyrës arsimore e kulturore, ne spitale. 

Ai gjithashtu thotë se, ky rast i pshtirë, është vetëm një i shfaqur ne publik, përndryshe, çdo dite e çdo kund në Kosovë, ne hasim në abuzime të shkeljes së dinjitetit të personit., qoftë në emër të funksionit, të meritave të lirisë, të vendit të punës e kudo. Arsyeja është e dhimbshme ndonëse e thjeshte: ne kudo na mungon njeriu me kulturë e edukatë minimale.

Postimi i plotë:

Rasti i abuzimit me vajzën e mitur në Drenas, me kujton thënien e poetes se madhe, Maya Angelou: “se ne përjetojmë shume humbje por nuk guxojmë te mposhtemi”.
Reagimet, ndonëse te drejta, për këtë shkelje elementare te dinjitetit te personit, me shume po i përngjajnë euforisë tone tashme te dëshmuar se sa një veprimi e ideje konkrete. Shkaku i kësaj ndodhie është qasja kolektive apstraktë dhe reagimi pak a shume kolektiv apstrakt.
“Dinjiteti i njeriut, është i paprekshëm” - thoshte Papa Gjon Pali, dhe njeriu ne kuptimin filozofik është masa e çdo gjeje. Te gjitha organizimet tjera janë produkt i njeriut dhe kane kuptimin vetëm nga ai përndryshe janë apstraksione. Prandaj, edhe institucionet, qeveria, shteti, bashkësia e shteteve janë ta pakuptimta nëse nuk bazohen ne njeriun.
Çfarë po ndodhe tek ne? Themi, se policia është me e mira ne rajon, mësuesit janë te shenjte, mjeket humaniste, dhe ne këtë mënyrë uniformojmë institucionet ne iluzionin e se mire pa marre asnjë gram zor për një vështrim kritik te individëve ne veçanti dhe ne grup se si sillen ata, si respektojnë normat ligjore, etike e humane.
Një akulturim ose me sakte thënë antikulturim i njeriut në Kosovë shihet ne çdo cep te saj: ne rruge, ne trafik, ne loje sporti, ne zyre, ne klase te shkollës, ne stacione policie, ne ambiente formalisht te natyrës arsimore e kulturore, ne spitale. 
Këto defekte, qe tash për fat te keq janë strukturuar e kolektivizuar, nuk mund te evitohen, sic thoshte Ajnshtajni me te njëjtën logjike qe i ka krijuar, pra me reagime uniforme, te zhurmshme, ne kor e perseritje papagajsh, pa e kuptuar thelbin e domethënies. 
Ky rast, i kësaj vajze fatkeqe, duhet te jete pikënisje, qe institucionet te zhveshën prej ‘mirësisë’ e ‘besimit’ apstrakt, por te individualizohen rast per rast e njeri per njeri. Dhe, ky proces, fillon nga lindja, edukimi fillestar familjar, pastaj shoqëror deri ne ndarjen e detyrave ne institucione.
Vetëm atëherë, kur te përkujdesemi për njeriun, për edukimin arsimor, kulturor e social , mund te presim përmisim. Ky rast i pshtirë, është vetëm një i shfaqur ne publik, përndryshe, çdo dite e çdo kund ne Kosove, ne hasim ne abuzime te shkeljes se dinjitetit te personit., qofte ne emër te funksionit, te meritave te lirisë, te vendit te punës e kudo. Arsyeja është e dhimbshme ndonëse e thjeshte: ne kudo na mungon njeriu me kulture e edukate minimale.
Për këtë, garantoj, jemi te paret ne Europe, dhe kam frike se nëse nuk ndryshohet gjë, Angelout, duhet t’ i themi se ne veç jemi mposhtur.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat