Deputetja e Lëvizjes Vetvendosje, Drita Millaku me anë të një postimi të sajën ne facebook, ka kritikuar kryetarin e kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, pasi që ky i fundit ka qenë në Prizren dhe u ka premtuar kushte më të mira mjekëve.
Ky është postimi i deputetes Millaku
Kadriu paska ardhur sot në spital të Prizrenit për t'iu premtuar kushte më të mira! Po pse more po i gënjen kur nuk i keni ndarë buxhet për t'i realizuar ato premtime. Premtime koti, po s'kanë faj se ia paskan nis fushatën, se veç me gënjeshtra këta dinë të bëjnë fushatë. S'është hera e parë.
Buxheti i vitit 2019 për spitalin e Prizrenit është vetëm 150.000€, mjekët duhet të dinë këtë fakt.
Po t'iu mbajë ligjëratë mjekëve Kadria, mos pyet sa posht ka rënë mjekësia