Mushkolaj: Identiteti i viktimës në Drenas kurrsesi nuk është dashur të zbulohej nga mediat

Aktuale

Mushkolaj: Identiteti i viktimës në Drenas kurrsesi nuk është dashur të zbulohej nga mediat

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 21:38
Imer Mushkolaj

Disa media të Kosovës, në mënyrë joprofesionale dhe skajshmërisht të papërgjegjshme, sot kanë publikuar fotografi të vajzës e cila dyshohet se është keqpërdorur seksualisht nga profesori i saj dhe më pas edhe nga zyrtari policor në Drenas, duke e bërë publik identitetin e saj.

Imer Mushkolaj, drejtori i Këshillit të Mediave të Shkruara (KMSHK) është shprehur kritik ndaj këtyre publikimeve, duke theksuar për Klan Kosovën se identiteti i viktimës nuk është dashur kurrsesi të zbulohet.

“KMSHK dje ka bërë thirrje për kujdes në raportim”.

“Identiteti i viktimës nuk është dashur kurrsesi të zbulohet”.

“Mediat duhet ta respektojnë kodin e etikës dhe assesi të veprojnë në këtë mënyrë për pak më shumë lexueshmëri/shikueshmëri/klikueshmëri”.

“Mediat duhet të mbahen përgjegjëse për mënyrën e raportimit bazuar në rregullativën ligjore dhe kodin e etikës”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat