Lajm i mirë: Shuma e kërkuar për Taunita Hoxhën u grumbullua

Aktuale

Lajm i mirë: Shuma e kërkuar për Taunita Hoxhën u grumbullua

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 16:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Organizata “Islamic Relief Kosova” përmes faqes së saj në facebook, ka njoftuar të gjithë mirëbërësit se shuma e kërkuar për trajtimin shëndetësorë të Taunita Hoxhës është grumbulluar.

Një njoftimin e Islamic Relief Kosova thuhet se “Falendimi i takon Allahut” dhe se “ U mblodh shuma e kërkuar për Taunita Hoxhën.

Të kontaktuar nga redaksina jonë, zyrtarët e “Islamic Relief Kosova” nuk deshtën të pohojnë se sa është shuma e grumbulluar për Taunita Hoxhën. Ndërkaq, familjarë të Taunitës përmes telefonit i thanë se pacientja e cila po trajtohet në Intezive të QKUK-së është në gjendje më të mirë shëndetësore.

“ Faleminderit për të gjithë ata që na ndihmuan, dhe grumbulluan të holla për Taunita Hoxhën, mjekët na thanë që gjendja e sa shëndetësore është më e mire, dhe tash po presim” shtoi familjari.

Kujtojmë se Taunita Hoxha para disa dite u godit në Prishtinë nga një kamionetë, ku si pasojë përveq lendimeve tjera, humbi edhe shtatëzaninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat