Kontrolluesit e trafikut ajror mbajnë grevë një orëshe

Aktuale

Kontrolluesit e trafikut ajror mbajnë grevë një orëshe

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 07:11
Aeroporti ‘Adem Jashari’

Shoqata Sindikale e kontrollerëve të trafikut ajror, ka njoftuar se sot do të mbajnë grevë një orëshe, prej orës 08:00 deri në ora 09:00.

Greva vjen si pasojë e pakënaqësive të përfshirjes së këtij institucioni në  Ligjin për Pagat,  të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

SINKON, ka thënë se greva e tyre do të sjellë probleme të mëdha në trafikun ajror.

Gjithashtu, ky institucion ka paralajmëruar se nëse Institucionet e Kosovës nuk reagojnë pas kësaj greve, situata do të përshkallëzohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat