“Amerika po thotë mjaft më me pollavra! Ramushi po e mbron taksën e Veselit”

Aktuale

“Amerika po thotë mjaft më me pollavra! Ramushi po e mbron taksën e Veselit”

Nga: A.Zh Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 09:22
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Publicisti Xhevat Rexhaj, ka reaguar pasi kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova nuk do të heq taksën ndaj produkteve serbe, as pas letrës së zyrtarëve amerikanë.

Rexhaj në një postim në Facebook, ka thënë se taksën e ka vendosur Kadri Veseli, mirëpo atë më së shumti po e mbron Haradinaj.

Sipas tij, Haradinaj po thotë se është kundër Hashim Thaçit, mirëpo siç ka thënë Rexhaj “Kadrija e Hashimi janë një”, përcjell Bota sot.

“Qysh mundet me kanë më patriot Ramushi se Kadrija e Hashimi kur Rambo po e mbron taksën edhe pse Amerika po thotë mjaft më me pollavra e mangjuphane! Tash kush po del këtu se po e mbron taksën e Veselit “, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Rexhajt:

Unë nuk po di politikë, por po ju pyes juve miq të mi.

Taksën e ka vendos Kadri Veseli, po de po Kadrija. E më së shumti taksën po e mbron Ramushi e në tjetrën anë po thotë se jam kundër Hashimit, po Kadrija e Hashimi janë një.

Tash pismileti mashtrohet e duartroket Ramushin që s’pe hjek taksën, e mu ai pismilet ka ble e blen ende mallra serbe, pra qysh mundet me kanë më patriot Ramushi se Kadrija e Hashimi kur Rambo po e mbron taksën edhe pse Amerika po thotë mjaft më me pollavra e mangjuphane!

Tash kush po del këtu se po e mbron taksën e Veselit ???

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat