Pompeo: Ju tërheq vërejtjen, Rusia planifikon të dominojë Evropën

Aktuale

Pompeo: Ju tërheq vërejtjen, Rusia planifikon të dominojë Evropën

Nga: F. B. Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 16:37
Ilustrim

Sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo ka tërhequr vërejtjen sot në një adresim në bazën Bemovo Pisk në verilindje të Polonisë se Rusia ka plane të mëdha të domino Evropën.

Lufta në Ukrainë ia ka hapur sytë ShBA-ve se Rusia mund të tentoj të hap front të ri në krahun lindor të NATO-së, ka thënë ai, shkruan “B92”, transmeton “Bota sot”.

"Lufta në truallin evropian, ajo që po ndodh në Ukrainë, na ka hapur sytë se rusët mund të tentojnë të hapin front tjetër pikërisht këtu. NATO ka rol të palëkundur në qëllim të mbrojtjes së popujve të lirë në Evropë. Rusia ka plane të mëdha të domino Evropën dhe rris dominimin edhe në arenën botërore", ka thënë diplomati amerikane Pompeo.

Sekretari amerikan është duke vizituar bazën afër Ozhishe, ku janë të vendosura forcat e batalionit shumëkombësh të NATO-së nën komandën amerikane, ndërsa aty shoqërohej nga shefi i diplomacisë polake Jacek Çaputoviç.

Pompeo nënvizoi se historia e Polonisë dëshmon rreth kësaj, ndërsa mjetet e frikësimit duhet të jenë në plan të parë në mendimin strategjik të aleatëve ushtarak perëndimor.

"Tentimet e destabilizimit nga Rusia duhet të përballen me rezistencë të madhe. Një nga hapat tonë është prania jonë në krahun lindor të NATO-së, KY është parimi bazë se sulmi në një nga anëtarët e NATO-së është sulm ndaj NATO-së ", ka thënë Pompeo.

Shefi i Departamentit ka shtuar se ShBA dhe demokracitë perëndimore duhet të bëjnë çdo gjë që është e mundur të ndalin sulmet e këtilla siç është invasioni në Ukrainë, aneksimi i Krimes apo sulmet pa shkas të rusëve në anijet ukrainase në detin e zi.

Pompeo  në Varshavë ka udhëtuar dje në konferencën amerikano-polake rreth lindjes së mesme që fillon sonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat