Serbët e Amerikës kanë kërkuar nga presidenti i ShBA-ve, Donald Trump dhe Kongresi përmes 37 mijë nënshkrimeve që të tërhiqet secila ndihmë ekonomike dhe mbështetja për “regjimin kriminal të Thaçit në Kosovë, në politikën e brendshme dhe të jashtme” dhe të evitoj ndjekjen e pjesëtarëve të religjionit jo islam dhe shkatërrimin e manastireve dhe shenjave të tjera të kulturës evropiane, shkruan “Politika”, transmeton “Bota Sot”.
Peticioni dhe rezolutën anëtarët e Komitetit serbo-amerikan ditë më parë e kanë dorëzuar presidentit Trump, ministrit të punëve të jashtme Majk Pompeo dhe kryetarëve të Komitetit për punë të jashtme në Dhomën e Ultë dhe Senat.
Në dokumentet e dorëzuar zyrtarëve amerikanë siç njoftohet në kumtesë “I kërkohet Amerikës që me vendosmëri të dënoj ndjekjen e të krishterëve dhe regjioneve tjera jo islame në Kosovë dhe evitohet shkatërrimi i mëtutjeshëm i trashëgimisë historike të kulturës evropiane”.
Po ashtu kërkohet që “Amerika menjëherë të tërheq secilën ndihmë ekonomike edhe mbështetjet për regjimin kriminal të Thaçit në Kosovë në politikën e brendshme dhe të jashtme”.
Në letër ndër të tjera thuhet se pushteti i Thaçit është përgjegjës për gjenocidin e heshtur kundër jo shqiptarëve, para së gjithave serbëve të krishterë, fushatë kjo që ka rezultuar me shkatërrimin e mbi 150 kishave dhe manastireve krishtere dhe objekteve tjera fetare dhe dëbimin e dy të tretave të serbëve nga shtëpitë e tyre, përfshirë këtu 40 mijë serbë nga Prishtina.
Kosova është djepi i civilizimit serb dhe ka rëndësi të madh për identitetin serb, ndërkohë që Thaçi krijon ushtrinë shqiptare përkundër kundërshtimit të OKB, BE dhe NATO-së, me çka kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit dhe sigurinë e regjionit.
Ata shkruajnë se shqiptarët e Kosovës janë mysliman dhe të radikalizuar sa që përbëjnë shkallën më të madhe të pjesëmarrjes në ISIS nga Ballkani sipas „New york Times”.
“Vetë Thaçin Këshilli i Evropës e ka identifikuar si shef të grupit kriminal shqiptar si mafia që merret me tregti të narkotikëve, armëve dhe organeve njerëzore”, prandaj ftohen institucionet dhe zyrtare amerikanë të tërheqin mbështetjen për ushtrinë e formuar kundër rezolutës 1244 të OKB-së.
U kërkua që të miratohet rezolutë ku do të dënohet ndjekja e serbëve të krishterë, romë jevrej dhe pakicat tjera, sikur ligji për përgjegjësi të gjenocidit në Siri të nënshkruar nga Trump kohë më parë.
“Aksioni i mbledhjes së nënshkrimeve po vazhdon edhe më tutje me qëllim të vazhdimit të presionit ndaj administratës amerikanë” njoftohet në kumtesën e Komitetit serbo-amerikan.