Lajm i madh për liberalizimin e vizave: Ramushi merr mbështetjen nga njeriu i Merkelit

Aktuale

Lajm i madh për liberalizimin e vizave: Ramushi merr mbështetjen nga njeriu i Merkelit

Nga: N.H Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 17:35
Ramush Haradinaj dhe Heiko Maas

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka njoftuar se Kosova tashmë ka marrë përkrahje për liberalizimin e vizave nga shteti gjerman.

Gjatë vizitës zyrtare në Gjermani, Haradinaj është takuar edhe me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, prej të cilit tha se ka marrë konfirmim për përkrahjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.

Haradinaj deklaron se kishte kënaqësinë të takonte ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas në kuadër të qëndrimit tij në Mynih, "një përkrahës i madh i Kosovës, nga i cili pranova konfirmimin e mbështetjes së shtetit gjerman për liberalizimin e vizave dhe rrugën europiane të vendit".

Ja postimi i tij:

Pata kënaqësinë të takoj ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas në kuadër të qëndrimit tim në Mynih, një përkrahës i madh i Kosovës, nga i cili pranova konfirmimin e mbështetjes së shtetit gjerman për liberalizimin e vizave dhe rrugën europiane të vendit.

Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për të lëvizë lirshëm dhe mbështetja gjermane në këtë fazë është e domosdoshme edhe për procesin e dialogut dhe çështje të tjera të rëndësishme për vendin.

Rast i shkëlqyer për të biseduar rreth mundësive të reja të thellimit të miqësisë e bashkëpunimit, politik dhe ekonomik mes shteteve tona.

Ministrin Maas e falënderova për qëndrimin e qartë dhe mbështetjen e plotë të Gjermanisë për vendin dhe popullin tonë.
Përkrah Gjermanisë dhe partnerëve të saj Kosova është çdo herë e më e fortë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat