Në një postim të tijin në Facebook, deputetit nga rradhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, duke u thirrur në një hulumtim të realizuar nga P.I.P.O.S ku thuhet se 84% e qytetarëve janë kundër shkëmbimit të territoreve, ka thënë se nëse ndodh shkëmbimi i territoreve, vendi do të pësonte fiasko.
Ja postimi i tij në facebook
Ideja për shkëmbim territoresh, fiasko në popull
Sipas rezultatit të hulumtimit të opinionit publik, realizuar nga P.I.P.O.S, e të publikuar sot në mediat në Prishtinë, janë 84 për qind e popullit kundër shkëmbimit të territore, ndërsa vetëm 3 për qind janë për shkëmbim territoresh.
Këto të dhëna flasin qartë se duhet hequr dorë përgjithmonë nga kjo ide e pavend, e paqëlluar dhe e gabueshme.
Qytetarët e duan Republikën e Kosovës së 17 shkurtit. Propagandimet tjera nuk funksionojnë.
Në 11 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, zëri i popullit të Kosovës duhet të dëgjohet.