Serbëve iu pengon spoti i tenorit Ramë Lahaj, thonë se iu këndohet “terroristëve” dhe “Ushtrisë së Kosovës”

Aktuale

Serbëve iu pengon spoti i tenorit Ramë Lahaj, thonë se iu këndohet “terroristëve” dhe “Ushtrisë së Kosovës”

Nga: F.B Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 18:13
Pamje nga klipi i tenorit Ramë Lahajt

Tenori shqiptar Ramë Lahaj me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka publikuar spotin e këngës “Rrjedh në këngë e ligjërime” që ka theksuar se ajo do të jetë “porosi e shpresës”, mirëpo mediat serbe kanë reaguar duke e quajtur këngë që iu këndohet terroristëve edhe “Ushtrisë së Kosovës, shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota Sot”.

Ata theksojnë se këngëtari paraqet “Ushtrinë e Kosovës” të pajisur me pajisje ushtarake që kalon një mal dhe mu në maje të saj vendos flamurin e shtetit të Kosovës.

“Në këto kohë të vështira kur flitet për kufij dhe kur shumë të rinj ikin nga vendi, dua që ky spot edhe kjo këngë të jetë porosi e shpresës. Së bashku me FSK po ngriti flamurin dhe njëzëri themi ‘ Mos prekni kufijtë tanë’”, ka shkruar Lahaj në facebook.

Në spot shfaqen pamje e skena nga figura të njohura shqiptare, vendosja e luleve tek varri i presidentit të parë të Kosovës Ibrahim Rugova, Gonxhe Bojaxhiut- nënë Terezës, Skenderbeut, Rita Orës, Dua Lipës, Shaqirit kur bënë shqiponjën në ndeshjen e Zvicrës kundër Serbisë, duke i kënduar “Ushtrisë së Kosovës”.

Ndërsa komentet e mëposhtme në këtë shkrim janë tmerruese edhe fyese ndaj Kosovës edhe festës së saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat