Haradinaj: 3 mijë agjentë rus në Serbi, ky është plani i tyre kundër Kosovës

Aktuale

Haradinaj: 3 mijë agjentë rus në Serbi, ky është plani i tyre kundër Kosovës

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 21:25
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova po përballet nga një agjendë agresive nga rusët, ata aktivitetin e tyre po e ushtrojnë përmes disa organizatave humanitare në Serbi.

Haradinaj ka thënë se 3000 mijë monitorues rusë janë në Serbi, ku e quajnë vetën humanitarë, por ata shumica prej tyre janë të vërtetë anëtarë të shërbimeve të sigurisë ruse.

Sipas tij Kosova po punon në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe aleatët e saj të NATO’së.

“Atë që e quajmë agjendë talebane apo islamike, ishte shumë agresive ndaj nesh. Por gjithashtu rusët janë shumë agresivë. Ata e bazojnë pjesën më të madhe të aktiviteteve të tyre nga Serbia, ata kanë 3 mijë monitoruesve të tyre që i quajnë humanitarë në Serbi, shumica prej tyre janë në të vërtetë anëtarë të shërbimeve të sigurisë, shërbimeve të sigurisë ruse. Por ne kemi detyrat tona të shtëpisë dhe nuk jemi vetëm. Ne punojmë në partneritet të ngushtë me ShBA-të dhe aleatët e tjerë, kryesisht aleatë të NATO-s”, ka thënë Haradinaj një intervistë të dhënë për CNBC.

Haradinaj ka thënë se e mirëpret përkrahjen nga SHBA’të dhe tani pas Maqedonisë është koha e Kosovës që të futet në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat