Haradinaj i përgjigjet Veselit: Sa të jem kryeministër, taksën nuk e heqi

Aktuale

Haradinaj i përgjigjet Veselit: Sa të jem kryeministër, taksën nuk e heqi

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 14:48
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nuk do të heqë dorë nga vendimi i tij për taksën, përkundër presionit të vazhdueshëm të Amerikës e BE’së.

Haradinaj thotë se nuk lëshon pe për taksën sa është kryeministër, meqë  nesër mund të vijnë kërkesa për zhbërjen e Ushtrisë, dhënien e Trepçës etj.

”Amerika nuk është në rregull me ba kërkesa të tilla. A  e patë qysh Trumpi e mbajti të mbyllur qeverinë për një kohë. Pra, edhe ne do të shkojmë pa u kthy mbrapa dhe se  tarifa nuk hiqet deri në njohje. Se nesër mund të na kërkojnë heqjen e Trepçës, të ushtrisë Ushtrisë. Nuk mund të na kushtëzojnë ‘’, ka thënë Haradinaj sot në Gllogjan.”

Kryeministri thekson se partnerët e koalicionit qysh në fillim kanë qenë unanim për vendosjen e taksës dhe se tash nuk është në rregull që të shfuqizohet pa votën e AAK’së.

‘’Duhet të ndodh një dialog pa kushte. Në tavolinë mund të bisedohet edhe për taksën. S’mund të na marr askush tregun me zor nëse nuk na njeh. Një gjë është  e vërtetë. Kur e kemi marrë vendimin, kemi qenë unanim. S’është mirë kerkush me heqë taksën pa thanë secili po. Nëse secili partner ka thënë po në fillim, atëherë nuk është demokraci me hekë pa votën e njërit tash, pra pa votën e AAK’së’’, shtoi Haradinaj.

Tutje ai tha se ‘’Do të bëjmë cmos që të na kuptojë Washingtoni’.

Kujtojmë që Kadri Veseli ka kërkuar pezullimin e taksës për 120 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat