Aktori i njohur ‘godet’ rëndë Mogherinin: Merre Vuçiqin dhe vajtone taksën së bashku

Aktuale

Aktori i njohur ‘godet’ rëndë Mogherinin: Merre Vuçiqin dhe vajtone taksën së bashku

Nga: N.H Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 17:29
Federika Mogherini foto ilustrim

Jeton Zogjani, aktor në serialin e famshëm "O sa mirë" ka reaguar ashpër ndaj përfaqësueses së Lartë e Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme, Federika Mogherini, e cila deklaroi se është e pamundur të vazhdohet dialogu Kosovë-Serbi.

Mogherini ka theksuar se derisa taksa të mos hiqet, nuk ka kushte për një vazhdim të suksesshëm të dialogut.

Ajo ka bërë të ditur se është gati të organizojë vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë në nivelin më të lartë nëse largohen kushtëzimet.

Lidhur me ketë, aktori i njohur i është drejtuar përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian duke i propozuar që ta merr me vete presidentin serb dhe që së bashku ta vajtojnë së bashku taksën ndaj mallrave serbe, përcjell "Bota sot".

Ja postimi i tij

Vec per t'mire u pafshim, edhe ashtu je ne fund te mandatit.
Merre Vucen naj nat me bujte, edhe kryni naj pune, vajtone taksen me mindil, asi mindili me via!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat