Haradinaj - Veselit: Me i kërku unë zgjedhjet nuk foli

Aktuale

Haradinaj - Veselit: Me i kërku unë zgjedhjet nuk foli

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 15:18
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka pranuar të komentojë deklarimet e kryetarit të Kuvendi të Kosovës, Kadri Veseli, të bëra gjatë seancës solemne të 17 Shkurtit.

I pyetur nga gazetarët, Hardinaj ka thënë se e di se pse po e pyesin gazetarët për deklaratat e Veselit, duke lënë të nënkuptohet se bëhet fjalë për deklaratën e tij të kapur nga mediat ‘ma qenef mashkull s'kam pa”.

Megjithatë, nuk ka treguar nëse ajo shprehje ishte e dedikuar për kryetarin Veseli.

Nervozizmin e asaj dite, Haradinaj është munduar ta arsyetojë me ngarkesën që ka pasur me punën organizative për nder të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Ndërkohë sa i përket shkuarjes në zgjedhje, kreu i Qeverisë ka thënë se mjafton të bëhen 61 vota dhe gjithçka merr fund. Megjithatë, thotë se vetë nuk është për zgjedhje të reja, por do ta respektonte nëse një partner i koalicionit e kërkon një gjë të tillë.

“Ne e kemi pas një dakordim, që për secilin institucion, të flasë secili udhëheqës i institucionit. Dhe kryetari Veseli më nderoi me një fjalë. Unë s'muj me e komentue fjalën e kryetarit Veseli. Ishte një ditë festive, dhe një porosi e kësaj natyre shkon. E di pse po pyesni, se kanë ndodhë ato që janë thanë. Në organizime kemi qenë të ngarkuar. Zgjedhjet mund të vijnë çdo ditë. Nuk bën përjashtim Kosova. Për zgjedhje s'ka nevojë as me u bo nervoz. Mjafton me marrë vendime politike, me u bo 61 deputetët në Kuvend dhe kaq. Nuk ka nevojë për me kalu në trauma tjera. Unë nuk jam i gatshëm për zgjedhje. Jam i gatshëm me punu. Por nëse parlamenti vendos ashtu, unë e respektoj. Nëse nesër thirret një seance dhe ka 61 vota mosbesimi për Qeverinë, kuptohet shkojmë në zgjedhje dhe vazhdon jeta”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka treguar se pas asaj dite më nuk është parë me Kadri Veselin. Ndërsa thotë se nëse do të ishte i interesuar për zgjedhje të reja, një gjë të tillë do ta bënte duke vepruar dhe jo duke folur çdo ditë për to.

“Nuk jemi pa me kryetarin Veseli. Nuk ma ka kërku me u majt zgjedhjet. Por nëse ma kërkon është e drejtë legjitime, nëse beson kështu njëri nga partnerët. Unë s'jam ka i kërkoj zgjedhjet. Me i kërku zgjedhjet nuk foli. Pra i lus opozitën a u vyjnë 12 vota të miat për me shku në zgjedhje. Por nuk e kam iniciativën. Por sikur ta kisha, e kisha kry deri tash, nuk kisha folë çdo ditë. Nuk bohen këto sene, porositë nuk çohen kështu. Nëse dikush ka një plan të caktuar, pesë minuta dhe merrem vesh. Unë jam i mandatum me punu”, ka thënë ndër të tjera kreu i Qeverisë. 

Haradinaj ka thënë se e përkrahë idenë e Behgjet Pacollit për takime të të gjithë faktorit politik në vend me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të koordinuar veprime te mëtutjeshme

“Më pëlqen ideja e ministrit të jashtëm për takime. Ato janë të mirëseardhura. Ne edhe ashtu jemi shpesh bashkë. Pse jo një takim i tillë i mirë. Kam thënë disa herë, njohja e Kosovës duhet të vijë si kërkim falje për atë që ka ndodhe. Pastaj hapet perspektiva e raporteve të mira, por edhe një klimë edhe ma e mirë. Jam i gatshëm që në çdo tavolinë, me të gjithë akterët të bisedoj. Këtë e kam pasur mundësinë ta bëj edhe në Mynhen.  Të gjithë ata që i kam taku e kem dhënë këtë vizion që dialogu duhet të vazhdojë pa kushte. Që njohja duhet të vij si kërkim falje. Me këtë njohje krijohen raportet tregtare, e proceset tjera”.

Për LDK’në dhe Lëvizjen Vetëvendosje, kreu i AAK-së thotë se ata do të përshpejtonin zgjedhjet nëse do të merrnin pjesë në procesin e dialogut.

Sipas tij nëse do të hiqeshin temat e mëdha, në zgjedhje pastaj do të shkonin të lehtësuar.

“Për LDK-në dhe VV’në, unë kur po kam mundësi po konsultohem edhe me ta. Ata nuk i largojnë zgjedhjet duke marrë pjesë në dialog, ata i përshpejtojnë zgjedhjet nëse marrin pjesë në dialog. Nëse ne i heqim disa tema të rënda para zgjedhjeve, atëherë shkojmë të lehtësuar në zgjedhje. Ata duhet të kyçen në dialog, t’i heqim këto tema të rënda, në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme të flasim për papunësi, shëndetësi e të tjera”.

Haradinaj ka folur edhe për dialogun e udhëhequr nga Mogherini. Ai thotë se ajo duhet ta nxjerrë në dritë dialogun e fshehtë.

“ Mogherini ka mbajt një dialog ashtu të fshehtë, e ka vazhdue. Ajo është mirë që me e nxjerrë në dritë atë dialog, mos ta mbaj nën tavolinë. Edhe le të vazhdon dialogu si i ka hije. Ne kem delegacionin dhe platformën. Mendoj që është mirë me vazhduar dialogun”,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat