Gashi: Thaçi mundohet të fshihet pas figurës së presidentit Rugova

Aktuale

Gashi: Thaçi mundohet të fshihet pas figurës së presidentit Rugova

Nga: Z.B Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 16:13
Arben Gashi

Pas deklaratës së presidenti të Kosovës për korrigjim  të kufijve , në tryezën e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit, me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ku deklaroi se:

“Për korrigjim së pari e kam lexuar nga presidenti Rugova, Nexhat Daci, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. Ideja ime origjinale është bashkëngjitja e Luginës me Kosovën”, tha Thaçi.

Pas kësaj deklarate, përmes një postimi në Facebook,  ka reaguar edhe deputeti I Kuvendit të Kosovës, Arben Gashi, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), përcjell “Bota sot”.

Ai në këtë postim ka shkruar se, Thaçi mundohet të fshihet pas figurës së presidentit të Rugovës
 
“Në kërkim të alibisë për idenë e ndarjes, Thaçi mundohet të fshihet pas figurës së presidentit Rugova! I mbyturi, të mbyt #populli”, ka shkruar Gashi.

Në tryezën e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit, me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ishte kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq ai që pyeti presidentin e vendit rreth idesë së korrigjimit të kufirit me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat