Bahtiri i reagon MAPL, e quan të turpshme deklaratën e saj

Aktuale

Bahtiri i reagon MAPL, e quan të turpshme deklaratën e saj

Nga: A.M. Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 18:29
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovices, Agim Bahtiri ka reaguar ndaj Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal e cila nuk i ka thënë përkrahje ndaj idesë për bashkimin e Mitrovicës.

Ai përmes një postimi në Facebook,  vetëm Kuvendi i Kosovës si organi më i lartë legjislativ ka kompetencë për trajtimin e tij në mënyrë Kushtetuese, e assesi nuk duhet të ndërhyj MAPL-ja me rekomandime e opinione të qëllimkëqija, të panevojshme dhe pa kurrfarë efekti ligjor.

Postimi i plotë:

Është e turpshme loja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe veçanësisht Sekretares së kësaj ministrie me vullnetin e 16 584 qytetarëve të Mitrovicës, të cilët në mënyrë ligjore e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre Kushtetuese duke kërkuar bashkimin e Mitrovicës në një komunë të vetme.

Unë peticionin e kam dërguar zyrtarisht në Kuvendin e Kosovës dhe vetëm ky institucion si organi më i lartë legjislativ ka kompetencë për trajtimin e tij në mënyrë Kushtetuese, e assesi nuk duhet të ndërhyj MAPL-ja me rekomandime e opinione të qëllimkëqija, të panevojshme dhe pa kurrfarë efekti ligjor.

Kërkoj nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli, si pranues i peticionit, që ta procedoj tutje për t'u votuar nga deputetët në njërën prej seancave të ardhshme pa vonesë.

Pas situatës së krijuar me opinionet dhe rekomandimet e MAPL-së të cilat po i bën Sekretarja, unë nesër në ora 10:00 peticionin me mbi 16 584 nënshkrime të qytetarëve për bashkimin e Mitrovicës në një komunë të vetme, do t'ia dorëzoj zyrtarisht edhe presidentit të Kosovës, z. Hashim Thaçi, me të cilin kam takim zyrtar.

Sidoqoftë, qytetarët e Mitrovicës nuk duhet të brengosen, sepse pavarësisht sfidave dhe pengesave që dikush qëllimisht po i sponzorizon, qyteti i Mitrovicës do të bashkohet së shpejti në një komunë të vetme, ashtu siç ka qenë dhe siç funksionon më së miri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat