Limaj: Në Kosovë ka këndvështrime të ndryshme për dialogun

Aktuale

Limaj: Në Kosovë ka këndvështrime të ndryshme për dialogun

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 12:48
Fatmir Limaj

(E plotësuar) - Delegacioni shtetëror për bisedimet me Serbinë është takuar të premten me ambasadorët e akredituar në Kosovë, shefen e zyrës së Bashkimi Evropian në Kosovë dhe atë të EULEX-it.

Pas takimit, që u mbajt në Kuvendin e Kosovës, u tha se ai ishte informues dhe që delegacioni ka marrë mbështetje nga ndërkombëtarët për të vazhduar angazhimet në dialog.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj i cili bashkë kryeson ekipin shtetëror, tha se aty nuk është diskutuar për taksën.

Limaj: Me delegacionin shtetëror nuk bisedohet për taksën

“Kanë paraqitur shqetësimet rreth temave të tashme të përditshme, por siç e dini në delegacionin shtetëror nuk bisedohet për taksën, nuk është detyrë e delegacionit, duhet të jemi të kujdesshëm t’i ndajmë temat”, tha ai.

Ai tha se tashmë është i qartë pozicioni i BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas Limajt, duhet shkuar në dialog, dhe duhet ruajtur partneritetin me BE-në dhe ShBA-të.

Limaj: Pozicioni i BE-së dhe ShBA-së është i qartë

“Tashmë e kemi të qartë pozicionin e shteteve të bashkimit Evropian, ata kanë pas edhe deklaratë të përbashkët, e kemi të qartë edhe pozicionin e SHBA-ve, sikur që besoj është e qartë që ka këndvështrime të ndryshme nga brenda Kosovës, dhe ajo që unë në këso situata, epiqendra ose temë kryesore e nxjerri tavolinën, është bisedat intensive që ne si Kosovë edhe të shkojmë në dialog, edhe të ruajmë partneritetin me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të ecur drejt përmbylljes së procesit të rëndësishëm për dialog”, tha ai.

Për takimin, Limaj tha se ishte informues dhe se ambasadorët rikonfirmuan mbështetjen për delegacionin shtetëror.

Limaj: Morëm mbështetje nga ambasadorët për të vazhduar angazhimin në dialog

“Siç u tha nga ambasadorët ka qenë një përshtypje që Kosova është goxha prapa në përgatitjen e dialogut në krahasim me Serbinë. Pas krijimit të delegacionit shtetëror dhe aktiviteteve që i ka ndërmarrë në hartimin e platformës, krijimin e komisioneve dhe grupeve tani është krijuar përshtypja që Kosova është në angazhim të plotë dhe po shkojmë me një përgatitje të plotë për dialog me Serbinë, dhe ky është sinjal pozitiv. Morëm mbështetje nga zyra e BE-së, të gjithë ambasadorët, për të vazhduar angazhimet tona në dialog”, tha ai.

Pas takimit, i cili ishte i mbyllur për media, Limaj tha se është vlerësuar puna e delegacionit shtetëror.

Limaj pas takimit me ambasadorët: Morëm mbështetjen e miqve ndërkombëtarë 

Bashkëdrejtuesi i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj, ka folur pas takimit të Delegacionit Shtetëror me ambasadorët e huaj të akredituar në Prishtinë.

Limaj ka thënë se më shumë ishte një takim informues. Ai ka bërë me dije se ambasadorët dhe zyra e BE-së në Kosovë, rikonfirmuan mbështetjen për delegacionin shtetëror.

“Edhe nga ambasadoret pati shumë interesim. Rikonfirmuan mbështetjen për delegacionin Shtetëror. Krijimi i Delegacionit Shtetëror ka qenë një sinjal i fuqishëm. Siç u tha nga ambasadoret. Kosova ka qenë goxha mbrapa në përgatitjen e dialogut.. Morëm, mbështetja nga zyra e BE-së dhe ambasadorët si delegacion shtetëror për të vazhduar diskutimet në Bruksel.

Limaj ka thënë se Delegacioni nuk ka mandat të diskutoj për taksën.

Zëvendëskryeministri ka thënë se Kosova nuk duhet t’i ikë tavolinës se bisedimeve të shkoj në dialog dhe të ruajë partneritetin me miqtë ndërkombëtarë.

Image

Ekipit negociator në takim me ambasadorët në Kosovë

Në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, po mbahet takimi i ekipit negociator me ambasadorët e akredituar në vend.

Mësohet se pjesë e takimit është edhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova.

Takimi po mbahet pa praninë e medieve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat