Bekim Jashari: Kontributi i Selimit është i njohur dhe i vlerësuar nga të gjithë

Aktuale

Bekim Jashari: Kontributi i Selimit është i njohur dhe i vlerësuar nga të gjithë

Nga: Z.B Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 14:12

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, për mes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka bërë të ditur se, është takuar me  ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, gjeneral Sylejman Selimi, i cili ishte i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përcjell “Bota sot”.

Ai tha se, kontributi i Selimit është i njohur dhe i vlerësuar nga të gjithë

“Ka vuajtur shumë në këto vitet e fundit, madje edhe në aspektin shëndetësor, por tanimë ai duket se qëndron shumë mirë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Kënaqësi ta presim në zyre me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, ish-komandantin e përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneral Sylejman Selimi, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ku ishte i pranishëm edhe deputeti Bekim Hahiu.

Kontributi i gjeneral Selimit është i njohur dhe i vlerësuar nga të gjithë ne.

Ka vuajtur shumë në këto vitet e fundit, madje edhe në aspektin shëndetësor, por tanimë ai duket se qëndron shumë mirë.

Për kontributin që gjenerali ka dhënë në luftën çlirimtare dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si kryetari i Komunës, i dhurova stemën e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.
 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat