Demaliaj: Letra e zyrtarit amerikan ku kërkohej heqja e taksës nuk ishte e nënshkruar, ka dalë nga televizioni publik

Aktuale

Demaliaj: Letra e zyrtarit amerikan ku kërkohej heqja e taksës nuk ishte e nënshkruar, ka dalë nga televizioni publik

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 17:59
Shkumbin Demaliaj

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, i ftuar në emisionin FRONTAL në T7, ka përsëritur atë që e thotë edhe kreu i partisë së tij, Ramush Haradinaj, që taksa nuk do të hiqet derisa Serbia ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“AAK-ja në raport me taksën do të ndryshojë në atë moment kur të na njoh Serbia, dhe në momentin që i zhdukuri i fundit gjatë luftës së fundit kthehet në Kosovës. Taksa nuk është një kusht. Nuk hiqet taksa”, është shprehur Demaliaj.

I pyetur rreth letrës së zëvendës ndihmës së sekretarit të Shtetit, Mathew Palmer, ku kërkohej heqja e taksës, Demaliaj ka  ngritur dyshimet se ajo letër vërtetë është dërguar nga SHBA-të.

Ai thotë që fillimisht ajo letër nuk ka qenë e nënshkruar, dhe se asgjë nga Amerika nuk ka ardhur zyrtarisht në adresë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Sipas tij, ajo letër është publikuar nga një prej televizioneve publike në Kosovë.

“Ajo letër nuk ka qenë e nënshkruar. Unë mendoj se ajo letër ka dalë nga një televizion publik, apo një media në Kosovë”, ka shtuar ai.

Demaliaj thotë që në momentin që do të pranojnë një kërkesë zyrtare nga SHBA-të për heqje të taksës do të ulet koalicioni dhe ta shqyrtojë seriozisht atë kërkesë.

Deputeti i AAK-së ndërkohë ka thënë se nëse PDK-ja nuk dëshiron që të qëndrojë në koalicion me AAK-në  shkaku i taksës, duhet të dalë dhe ta thonë hapur, duke shtuar se shkojnë në zgjedhje pa kurrëfar frike.

“Në momentin që e shohin që nuk mund të jenë partner, atëherë mund të shkojmë zgjedhje. Zgjedhjet janë shumë legjitime. Aleanca asnjëherë nuk iu ka tremb zgjedhjeve. Ata vetëm let dalin dhe të tregojnë që sjanë pjesë e koalicionit, dhe ka pastaj edhe zgjedhje edhe zgjidhje”, shton ai.

Përveç zgjedhjeve Demaliaj ka thënë se ekziston edhe mundësia për një qeveri gjithëpërfshirëse, por sipas tij një gjë të tillë nuk po e pranojnë opozita, pasi që nuk dëshirojnë që të bashkë qeverisin me PDK’në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat