Mustafa: S’kemi qare pa kanë mirë me VV-në

Aktuale

Mustafa: S’kemi qare pa kanë mirë me VV-në

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 22:45
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa i pyetur nëse do të pranonte partia e tij që të krijonte një Qeveri gjithëpërfshirëse ku Lëvizja Vetëvendosje nuk do të ishte pjesë e saj është përgjigjur se nuk do ta bënte një gjë të tillë.

“Unë po të falënderoj për pyetjen, sepse pyetja është e qartë dhe e saktë, unë po ta jap përgjigjen e saktë se ne nuk do të pranojmë në asnjë rast asnjë lloj Qeveria pa qenë të gjithë aty brenda.

Të shkojmë vetëm në zgjedhje. Asnjë Qeveri ku një subjekt politik mbetet jashtë, qoftë VV apo ndonjë subjekt tjetër. Asnjëri nuk ka arsye në këtë vend të thotë që Vetëvendosja nuk duhet të jetë brenda. Ata i kanë votat, e kanë programin e vet politik, i kanë qytetarët që e përkrahin atë subjekt politik. Unë tash nuk mund të flas as mirë e as keq për ta edhe s’kam arsye që të flas sepse edhe unë kom pas probleme me Vetëvendosjen dhe me të tjerët,” – ka thënë Mustafa.

Ai më tutje ka komentuar edhe afërsinë që partia e tij ka treguar së fundmi me LVV-në, për të cilën është shprehur se nuk ka ‘qare’ pa shkuar mirë sepse thotë se janë në pyetje interesat e vendit.

“Po tash s’kemi qare, me të gjithë duhet t’i tejkalojmë problemet sepse i kemi interesat e vendit. Mirëpo në asnjë rast nuk guxojmë që të shprehim apo të vëmë kufij përjashtues për një Subjekt Politik i cili është Subjekt Parlamentar, i cili ka marrë votat e qytetarëve dhe i cili është pjesë e proceseve politike dhe proceseve shtetërore të Kosovës. Prandaj, në asnjë rast ne nuk do të pajtohemi që të bëhemi pjesë e një Qeverie. As me PDK-në as me askënd në qoftë se nuk janë të gjithë brenda në ketë rast po flas për Qeverinë gjithëpërfshirëse. Por në qoftë se nesër duhet të shkojmë në zgjedhje, pastaj ne do të marrim vendim – ose parazgjedhjeve si LDK se si do të shkojmë. A do të shkojmë vet në parim si LDK në Këshillin e përgjithshëm, kemi vendosur të shkojmë vet dhe se çka do të bëjmë pasi të dalim prej procesit zgjedhor,” – ka shtuar ndër të tjera Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat