Deklarata interesante e Isa Mustafës për Amerikën

Aktuale

Deklarata interesante e Isa Mustafës për Amerikën

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 23:03
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur rreth raporteve që ka Kosova me Amerikën. Ai madje ka treguar se përfaqësuesit e Amerikës i din punët e Kosovës më mirë se drejtuesit e shtetit.

Mustafa ka thënë se përfaqësuesit e Amerikës i kanë ditur edhe deponimet e shteteve të tjera karshi Kosovës.

“Unë di, kur kemi shkuar në New York, ose në Washington, në sesionin e Kombeve të Bashkuara,  ata i kanë ditur punët tona më mirë se ne.  Ata e kanë ditur për çdo shtet, me emër e mbiemër se çfarë disponimi ka për Kosovën dhe çfarë duhet të bëhet me atë shtet në mënyrë që ata me përkrahe Kosovën”, ka treguar Mustafa.

Ish-kryeministri i Kosovës ka thënë se Amerika i ka ditur punët ndërkombëtare shumë më mirë se drejtuesit e shtetit.

“Do të thotë i kanë ditur punët tona në marrëdhënie ndërkombëtare shumë më mirë se ne. Po ashtu e kanë pasur edhe përkushtimin më të madh për të punuar për Kosovë. Ata e kanë pasur edhe forcën dhe përkushtimin më të madh”.

Mustafa ka thënë Kosova duhet te ketë kujdes të madh që t’i ruaj raportet me Amerikën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat