Sindikalistët paralajmërojnë greva e protesta

Aktuale

Sindikalistët paralajmërojnë greva e protesta

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 09:28
Foto

Mirëpo Thaçi ka lejuar që heshtazi ligji të konsiderohet i shpallur, pasi as nuk e ka nënshkruar atë dhe as nuk e ka thyer në Kuvend. Kështu tani disa prej këtyre sindikatave paralajmërojnë mundësinë e protestimit ose të futjes në greva, megjithëse e konfirmojnë se nuk janë të informuar mjaftueshëm me përmbajtjen e ligjit, si dhe me procedurat e me hyrjen në fuqi të atij ligji.

Nexhat Llumnica, nga Sindikata e KEK-ut, ka thënë për gazetën “Zëri” se punëtorët e KEK-ut nuk mund të konsiderohen si shërbyes civilë ose si punonjës të administratës. Prandaj ai ka thënë se nëse përfundimisht KEK-u përfshihet në kuadër të këtij ligji, atëherë grevat janë të pashmangshme.

“Në rast të aprovimit të këtij ligji, atëherë na mbetet neve të vendosim si Sindikatë në bazë të Statutit Sindikal edhe sigurisht që do të bëjmë greva, mirëpo ne do t'i shterojmë mundësitë tjera derisa të vijë te aprovimi i ligjit dhe nëse nuk ka mundësi të tjera, atëherë greva është e pashmangshme. Faktikisht ne grevën do ta bëjmë në momentin që tentojnë të na fusin në këtë ligj./Zëri/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat