Haradinaj për Halim Tolajn: Tërë jetën qëndroi i palëkundur në idenë shqiptare

Aktuale

Haradinaj për Halim Tolajn: Tërë jetën qëndroi i palëkundur në idenë shqiptare

Nga: Z.B Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 10:33
Ramush Haradinaj

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryeministri I Kosvës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për bashkëluftëtarin e tij, Halim Tolaj, përcjell “Bota sot”.

“Pikëllues lajmi se paska ndërruar jetë bashkëluftëtari ynë Halim Tolaj. Tërë jetën qëndroi i palëkundur në idenë shqiptare dhe i palodhshëm në veprim për lirinë e Atdheut. Pusho i qetë Komandant. Do të kujtohesh ndër breza!”, ka shkruar Haradinaj

Ndryshe sot, ka ndërruar jetë Halim Tolaj, njëri prej komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga rajoni i Dukagjinit.
 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat