Çka e shtyri Thaçin pas 20 vitesh t’i kërkoi falje Gani Gecit? Flet profesori i njohur

Aktuale

Çka e shtyri Thaçin pas 20 vitesh t’i kërkoi falje Gani Gecit? Flet profesori i njohur

Nga: N.H Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 18:17
Hashim Thaçi dhe Gani Geci

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ditë më parë i ka kërkuar falje ish-bashkëluftëtarit të tij, Gani Geci, për komunikatën numër 59 të UÇK-së, për ekzekutimin e tij.

Profesori Binak Maxharraj, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar edhe një herë kërkimfaljen nga kreu i shtetit.

Maxharraj përmes një shkrimi, shprehet se Geci nuk e pranon kërkimfaljen, por, sipas tij, çështjen ky i fundit do ta dërgojë deri në fund, bile edhe në Gjykatën Speciale në Hagë ku do te zbardhet krejt e vërteta.

“Presidenti publikisht kërkojë falje për këtë komunikatë, kur thoshte se nuk ka dorë ne këtë komunikatë. Çka e shtyri, çka e shpërtheu Presidentin qe pas 20 viteve të kërkoi falje, si është e mundshme njeriu me kërkuar falje për një vepër qe se ka bë. Gjithkund në botë njeriu nuk kërkon falje për një vepër qe se ka bë, por gjithkund në botë njeriu kërkon falje për një vepër që e ka bërë”, ka shkruar Maxharraj ndër tjerash.

Ja shkrimi i tij i gjatë:

EDHE DIÇKA PËR KOMUNIKATËN NR.59. 
VETEM PËR FAJËSINË KËRKOHET FALJE

Kërkim falja është diçka fisnike.Njerezitë kërkojnë falje për ndonjë gabim të bamë ndaj dikujtë.Askush në botë nuk kërkon falje për asgje,por këtë e banë për ndonjë gabim,ose për pafajsinë askush nuk kërkon falje.Shkurtë kërkim falje bahet sepse pas sajë qendron një fajësi.

Një burr nga Drenica,luftëtarë i oreve të para të Luftës sonë Çlirimtare me emrin Gadi Geci,tashti Bajraktari që 20 vjete nuk prane duke e kërkuar shkruesin e Komunikatës trishtuese nr.59 e dalë nga UÇK-ja gjatë luftës më te cilën ai dhe familja e tij denigrohën dëri në poshtërësi dhe vrasje.Por askush për këto vite nuk pati kurjon te deklarohet,bile të thotë një fjalë së kushë e bëri këtë,kush e lëshoi këtë Komunikat trishtuese.Jamë fortë i binduer se ne frymën e kësaj Komunikate dikush ka dështë me ja hjekë flamën,që te mos flas Gani Geci,ta mshelë gojën.

Më vonë,pas luftës në bazë të kësaj komunikate u ba atentat ne Ganiun dhe dy shoket e tij qe ishin ne vetur.Ganiu pati fat,por me shumë i ndihmoj ai Zoti i Madh që ti të mos vritëj.Por.gjithësesi është e dhëmbshme humbja e luftetarve te lirisë,te gazetarit Bekim Dajakun dhe Besim Kastratin.Fantazmat e Komunikatës 59.e kryen punën e vetë.For fantazma ende e kësaj dite nuk po sçarohet,jo pse nuk mundën,por nuk po don.Thjeshtë.

Por çuditerisht diçka levizi këto ditë,kur Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi doli haptas dhe kërkoj falje për këtë Komunikat ,duke thanë së:Komunikata 59 është “abuzuese dhe së nuk i takon UÇK-së”,është”nxjerrë pa aprovim dhe dijeni(e kujtë,pra të UÇK-se)nga individ këqebersë”.Ky është konfusion i tij,thotë se nuk i takon UÇK-se,pastaj thotë është nxjerr nga individ këçëbresë.Po kush guxonte në ate kohë të leshoi Komunikata ne emer te UÇK-se,askush,pos Shtabit të UÇK-së.

Po,pse Presidenti publikishtë kërkojë falje për këtë Komunikatë,kur thoshte se nuk ka dorë dorë ne këtë Komunikatë.Çka e shtyri,çka e shpërthu Presidentin qe pas 20 viteve të të kërkoj falje,si është e mundshme njeriu me kërkuar falje për një vepër qe se ka ba.Gjithëkund në botë njeriu nuk kërkon falje për një vepër qe se ka ba,por gjithëkund në botë njeriu kërkon falje për një vepër qe e ka ba.Bash ne këtë kërkim falje Hashim Thaçi e ka mizën pas veshit e cila i shushurit vazhdimisht dhe nuk e la te qetë derisa doli më kërkim falje mjaftë konfuze duke gjuajtë shigjeta në të gjitha anët në bashkluftetarët e tij

Opinioni u dhezë shumë Komandat te luftës te asaj kohe për çdo ditë po dalin me deklarat se nuk kanë gishtë në këtë punë.Po,pse bash Presidenti doli te kërkoj falje Gani Bajraktarit,doli sepse e ka mizën pas veshit,doli sepse ka filluar punën Gjykata Speciale në Hagë,dhe si duket e kanë kapë te dridhmet se do te zbardhet autori apo porositesi i kësaj Komunikate famoze,e cila pas luftës edhe i mori dy jeta njërëzish.Apo,ndoshta Presidenti i Kosovës Hahim Thaçi po tenton të shukatë Gani Gecin-Bajraktari qe ta mbyllë gojën.Por,i birit,dhe burrit të Bajraktarëve të Llaushës askush nuk mudë te ia mbyllë gojën.Ai do te fletë gjithëkund edhe pas Kërkim fajle te Presidentit,sepse Komunikata ia ka ulë krenarin dhe nderin familjes Bajraktari me shpifje te ndryshme,se janë bashkëpunëtor te UDB-së e çka mos,kur dihet se këto nuk janë te verteta.

Populli i Drenicës i din këto.Populli i Drenices e dinë se Familja Bajraktari gjithëmone historikisht ka rrezatuar ne Drenicë,gjithëmonë historikishtë e ka lufue dhe është pre fyt për fyt me shakun,dhe mu për këtë Gani Bajraktari nuk e pranon Kërkim faljen,por çshtjën do ta çojë deri në fund,bile edhe në Gjykatën Speciale në Hagë ku do te zbardhet krejtë e vërteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat