Simiq: Nuk ka marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës për demarkacionin, janë vetëm spekulime

Aktuale

Simiq: Nuk ka marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës për demarkacionin, janë vetëm spekulime

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 11:01
Igor Simiq

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq ka thënë sot se nuk ka asnjë marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës në lidhje me demarkacionin dhe ndarjen e pronës, sipas tij këto janë vetëm spekulime.

Simiq në një deklaratë për Tv pink ka rikujtuar se në këto momente procesi i dialogut është i bllokuar, siç thotë ai, nga lëvizjet e njëanshme të Prishtinës.

Duke përmendur një studim të fundit, ai thekson se 62 për qind e shqiptarëve të Kosovës mbështesin dialogun Beograd-Prishtinë.

Simiq po ashtu ka komentuar edhe deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, cili tha se Kosova është pjesë e Shqipërisë për të, Simiq thotë se kryeministri shqiptar flet pasi po humbet terren në vendin e tij.

“Në këtë moment, procesi i dialogut nuk zhvillohet dhe nëse do të ndodhë, do të jetë midis Prishtinës dhe Beogradit, jo Tiranës dhe Beogradit”, ka thënë Simiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat