Flet Vuçiqi për marrëveshjen 17 pikëshe me Kosovën, a ndryshojnë kufijtë? - Bota Sot
Flet Vuçiqi për marrëveshjen 17 pikëshe me Kosovën, a ndryshojnë kufijtë?

Aktuale

Flet Vuçiqi për marrëveshjen 17 pikëshe me Kosovën, a ndryshojnë kufijtë?

Nga: F.B. Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 14:45
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se “nuk ka asnjë marrëveshje me 17 pika për ndryshimin e kufijve më Kosovën” në Terstenik në kuadër të fushatës që po zhvillon në qytete e Serbisë, shkruan “Beta”, transmeton “Bota Sot”, duke shtuar se: "çfarë të them në atë, çka i pëlqen gjyshes, kjo i ndodh”.

Vuçiq ka thënë se "nuk ka asgjë, bash asgjë", përkatësisht nuk ka asnjë llojë marrëveshje apo harte.

"Këtë ka mundësi të kenë shkruar, Thaçi dhe Haradinaj, nuk ka aty asnjë pikë e mos të flasim për 17", tha Vuçiq duke demantuar shkrimet e gazetës gjermane (Frankfurter Rundschau) me vërejtjen se këtë informatë e ka marrë nga mediat nga Prishtina.

Si ka shkruar gazeta gjermane: BE dhe ShBA janë të gatshme që të pranojnë shkëmbimin e territorit mes Kosovës dhe Serbisë dhe me 12 qershor në Uashington të nënshkruhet marrëveshja për ndryshimin e kufijve që do hynte në fuqi 6 muaj më pas.

"Kohë ma parë ka rrjedhë në opinion dokumenti që përfshinë planin e ndarjes së Kosovës. Në 17 pika bëhet fjalë për vizatimin e kufijve të rinj mes shqiptarëve dhe serbëve në veri të Kosovës dhe bashkëngjitjen e Kosovës të disa vendbanimeve të Serbisë të banuara me shqiptarë", ka shkruar medium gjerman.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...