Haradinaj: Taksa 100 për qind e pengon formalizimin për ndarje

Aktuale

Haradinaj: Taksa 100 për qind e pengon formalizimin për ndarje

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 16:28
Ramush Haradinaj

Në 29-vjetorin e vrasjes së heroit Enver Hadri, është mbajtur akademi përkujtimore nën përkujdesjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ky i fundit, nuk kurseu as këtë akademi pa përmendur dialogun dhe taksën, ku tha se dialogu është devijuar nga disa qarqe.

E në anën tjetër, ai tha se Enver Hadri është mishërim i fatit të shqiptarëve për dy shekuj.

"Enveri ishte detyruar ta lë Pejën, jemi dëshmitarë të dëbimit të muhaxhirëve. Ai ishte ambasadori i parë i Kosovës, në Bruksel. Pushteti i kohës e vuri në shënjestër. Sot 20 vjet pas çlirimit, dialogu u devijua nga disa qarqe, duke u vu në dialog për territore. Taksa 100 për qind e pengon formalizimin për ndarje. Enveri vritet në pritë derisa po kthehet nga varri prej nënës. Ai e kishte përpiluar rezolutën për vrasjen e mbi 20 civilëve shqiptarë, po atë ditë", tha Haradinaj.

Reshat Sahitaj, bashkëpunëtor më i ngushtë i Enver Hadrit, në këtë akademi përkujtimore, tha se aprovimet e rezolutës që kishte përpiluar vetë, nuk kishte arritur t'i gëzojë, pasi ai u vra nga forcat serbe.

"Ambasada e Kosovës në Bruksel nuk ka qenë e interesuar për të hapur rastin e vrasjes së Enver Hadrit. Sot për herë të parë mbahet kjo akademi për veprën dhe rolin e Enverit", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat