Ramush Haradinaj e viziton Albin Kurtin në spital

Aktuale

Ramush Haradinaj e viziton Albin Kurtin në spital

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 21:47
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është hospitalizuar sot, për shkak të një infeksionit gripal, ndërsa gjendja e tij raportohet të jetë stabile.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka vizituar Kurtin në spital, në natën e së martës.

Vizita e Haradinajt te Kurti në spital vjen pasi që Haradinaj ditën e ka telefonuar Kurtin, me të marrë vesh që ai është hospitalizuar.

Kurti do të vazhdojë të mbetet në Infektiv, për trajtim për shkak të infeksionit gripal.

Kështu ka njoftuar sot anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia. 

Ai tha se Kurti do të qëndrojë në spital deri nesër.

“Fatmirësisht, analizat treguan se nuk është asgjë serioze. Albini është ende në spital. Edhe pse ai po shpreh dëshirën të dalë qysh sot, do të duhet të rrijë këtu deri nesër. Le të bisedojë sot me pacientët e tjerë e me punonjësit shëndetësorë, në dhomat e zakonshme të klinikës infektive ku është shtruar”, ka shkruar Vitia në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat