Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali, përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se duhet treguar Blerim Shalës, këshilltar politik i presidentit Thaçi, se për Europën e unifikuar ka aq shumë libra tashmë të shkruara, ku në detale e shpjegojnë pajtimin në mes Francës e Gjermanisë.
Ai i bën me dije Shalës se të mos shkruaj palidhje, derisa i përmend se nëse është shitur të Thaçi, ka të tjerë që nuk janë shitur.
Ja postimi i tij:
Kallxoni këtij intlektuali se për Europën e unifikuar ka aq shumë libra tashmë të shkruara, ku në detale e shpjegojnë pajtimin në mes Francës e Gjermanisë, sidomos periudhën 1945 -1951, e mos të llupatin kështu pa lidhje!
Ja unë po ja japi disa referenca:
F. R. Ëillis: France, Germany and Neë Europe 1945 -67, Stanford Univeristy Press;
A.J. Zurcher: The struggle to Unite Europe 1940 - 1958, Greenëood;
Ë. Liquer: Europe in Our Time: A History 1945 - 92, Viking;
R. C. Moëat: Creating the European Community, Blandford Press;
E. B. Hass: The Uniting of Europe: Political, Social and Economical Forces, Stanford University Press;
R. Vaughan: Tëentieth Centry Europe, Path to Unity, Croom Helm;
M. Cini dhe A. K. Bourne: Palgrave Advances in European Union Studies, Palgrave (Macmillan).
Bile, mirë kishte qenë për ty, Blerim, m'i lexu edhe kujtimet e Zhan Monetit, njeriu që e dha idenë për integrimin e Europës. Por edhe të Din Açesonit, i cili ishte Sekretar i ShBA'së në vitet 1949 -53 dhe madje edhe biografinë e Adenauerit.
J. Monnet: Memoirs, Collins;
D. Acheson: Sketches from Life, Viking;
P. Ëeymar: Konrad Adenauer, Macmillan.
Ka edhe shumë libra tjera të mira.
I gjenë edhe në këto bibliotekat "on-line", me një pagesë simbolike.
E mos shkruaj pa lidhje. E di që e ke për idare, ama mos na ofendo intelegjencën neve tjerëve.
Nëse ti e ke shit prapanicën te Hashimi, ka të tjerë që nuk e kanë shitë.