Mustafa takon delegacionin shqiptaro-amerikan: Ata kërkuan unitet të faktorit politik dhe atij intelektual të Kosovës

Aktuale

Mustafa takon delegacionin shqiptaro-amerikan: Ata kërkuan unitet të faktorit politik dhe atij intelektual të Kosovës

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 15:16
Foto nga takimi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Isa Mustafa, është takuar me delegacionin shqiptaro-amerikan.

Mustafa thotë se shqiptarët në SHBA janë një urëlidhëse ndërmjet Kosovës dhe Shtëpisë së Bardhë, njofton Klan Kosova.

Shkrimi i plotë:

Gjatë qendrimit në Kosovë, kisha nderin të pres në takim delegacionin shqiptaro-amerikan në krye me veprimtarin e çështjes kombëtare dhe ligjvënësin e New Yorkut, z. Mark Gjonaj.

Me z. Gjonaj, Ismer Mjekun, Valon Nikçin dhe Agim Selmanajn zhvilluam një bisedë vëllazërore, duke prekur shumë tema të interesit shtetëror të Kosovës dhe të rolit të diasporës shqiptare në SHBA.

Shqiptarët që jetojnë në SHBA kanë qenë dhe janë një urëlidhëse shumë e rëndësishme e Kosovës me Shtëpinë e Bardhë, Kongresin dhe Senatin e SHBA-ve, e kanë ndihmuar vendin tonë në kohën e luftës dhe të shtetndërtimit.

Delegacioni në krye me Mark Gjonajn kërkoi unitet të faktorit politik dhe atij intelektual të Kosovës si domosdoshmëri të ballafaqimit me proceset e rëndësishme që na presin. Ata e shohin Kosovën si vend të rëndësishëm për investime të diasporës nga SHBA dhe Evropa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat