I ftuari nga Specialja përgjigjet: Nuk kam aspak frikë

Aktuale

I ftuari nga Specialja përgjigjet: Nuk kam aspak frikë

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 17:32
Agim Kuçi

Ish-shefi i Shtabit të Përgjitshëm të Operativës së Brigadës 123 në Suharekë, Agim Kuçi, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale në Hagë.

Kuçi ka treguar se Specialja  e ka ftuar në cilësinë e të dyshuarit. Ai thotë se do t’i përgjigjet festës më 21 dhe 22 mars, ndonëse mendon se është i pafajshëm dhe se lufta e UÇK’së ishte e pastër si loti.

‘’Po e kam marrë ftesën nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit. Patjetër që do i përgjigjem ftesës. Lufta jonë ishte e pastër si loti. Do ta vëretojmë luftën tonë të drejtë’’, ka thënë Kuçi.

Tutje ai thotë se nuk i frikësohet aspak akuzave të Speciales.

‘’Nuk i frikësohem, s’kam pse.  Mua gjithsesi jo se jo por menoj qe askend nga luftetaret e lirise nuk ka pse i akuzon Specialja. Duhet të akuzohen serbët.  Ata dogjën, shkatërruan, okupuan e dhunuan, vranë të vjetër e femijë.Ne vetëm kemi mbrojtë vendin tonë’’, shton tutje Kuçi.

Gjatë kohës së luftës ai kishte qenë shef i Shtabit të Përgjithshëm të Operativës së Brigadës 123 në Suharekë si dhe komandat i Brigadës 122 (Malishevë) dhe Brigadës 123 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vlen të theksohet se Agim Kuçi është i afërt i deputetit të AAK-së, Blerim Kuçit, i cili po ashtu para pak ditësh ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.B.V.

Gjykata Speciale deri më tani ka ftuar më shumë se 25 persona për intervistim, të cilët kanë qenë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat