Çitaku i kundërpërgjigjet Haradinajt: Nuk jam e shantazhuar - Bota Sot
Çitaku i kundërpërgjigjet Haradinajt: Nuk jam e shantazhuar

Aktuale

Çitaku i kundërpërgjigjet Haradinajt: Nuk jam e shantazhuar

Nga: N.H Më: 2 mars 2019 Në ora: 17:14
Ramush Haradinaj dhe Vlora Çitaku

Ka reaguar ambasadorja Vlora Çitaku, ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ku tha se ambasadorja Çitaku nuk e përfaqëson shtetin e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por presidentin Hashim Thaçi.

Çitaku ka nënvizuar duke thënë se ajo asnjëherë nuk punon kundër interesave të vendit dhe kombit të saj,

Në një postim në llogarinë e saj në Facebook, Çitaku ka shkruar se nuk do të kacafytet me kryeministrin Haradinaj, pasi është tërësisht e paprecedent që ambasadorja të bëj një gjë të tillë.

Ja postimi i Çitakut:

Mirëdita nga Washingtoni,

Sot në mëngjes u zgjova nën tingujt e qindra mesazheve që pandërprerë zhurmonin në telefonin tim.

Thënë të drejtën u shqetësova pak. Kur jeton jashtë vendit dhe larg familjes, mendja gjithmonë të shkon tek më e keqja.

Është tërësisht e pa-precedent që një Ambasadore në detyrë të kacafytet me Kryeministrin e vet. Sigurisht që unë nuk do të bëj asnjëherë diçka të tillë. Ne duhet të ndërtojmë kulturë të komunikimit institucional.

Sigurisht, unë nuk jam e përkryer. Nuk ka fjalë që edhe unë kam të mangësi edhe si njeri e edhe si diplomate. Por asnjëherë, kurrë në jetën time, nuk kam punuar dhe nuk punoj kundër interesave të vendit dhe kombit tim.

Tash e 20 vite jam e përfshirë ne jetën publike. Asnjëherë, kurrë nuk kam bërë asgjë për përfitim personal apo material. Sot pas 20 vitesh, unë kam pasuri një banesë 50 metra katrorë dhe 6000 euro kursime në bankë.

Nuk jam dhe nuk do të jem kurrë e shantazhuar. Mendimet e mia i them hapur dhe pa frikë nga askush.

Nuk është faji im që në Kosovë nuk ka konsensus politik për tema të rëndësishme. Por kurrë në jetën time nuk kam dhënë këshilla dashakëqija dhe kurrë në jetë nuk kam folur jashtë mandatit tim. Asnjëherë nuk kam dërguar informacione kontradiktore dhe të selektuara.

Jam krenare që falë angazhimit tonë të përbashkët, gjatë mandatit tim këtu në SHBA, kemi marrë mbështetjen për transformimin e FSK në ushtri. Ka qenë një punë e gjatë mbi 2 vjeçare, dhe të gjitha janë të dokumentuara.

Po ashtu më vije mirë që gjatë kësaj periudhe kemi avancuar raportin me MCC dhe jemi ndër vendet e pakta të cilit jo vetëm që nuk i është ndërprerë, por i është rritur ndihma financiare nga SHBA-të.

Unë kam bërë dhe do të vazhdojë të bëjë gjithçka në fuqinë time që ta ruaj dhe kultivoj raportin mes Kosovës dhe SHBA-ve.

Edhe këto ditë teksa po kalojmë momente jo të lehta në raportin tonë, kam punuar dhe do të vazhdojë të punojë për të shmangur çfarëdo dëmi strukturor në relacionet mes nesh.

Unë do të doja të jem aq e fuqishme sa po aludojnë disa, dhe të vendosë dhe diktojë politikat amerikane. Ju siguroj, që po të kisha atë fuqi, disa gjëra do të ishin ndryshe.

Sigurisht, diskrecioni që kërkon detyra ime, dhe edukata personale nuk më lejon t’i them të gjitha në këtë platformë.

Unë jam Ambasadore e Kosovës. Dhe Ramush Haradinaj është kryeministri im.

Të jem Ambasadorja e juaj ne ëashington DC është nderi i jetës sime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...