Interpol konfirmon: Kemi pranuar aplikimin nga Kosova, për anëtarësim do te vendos Asambleja e Përgjithshme e 88 në Kili

Aktuale

Interpol konfirmon: Kemi pranuar aplikimin nga Kosova, për anëtarësim do te vendos Asambleja e Përgjithshme e 88 në Kili

Më: 5 mars 2019 Në ora: 18:45
Ilustrim

Sekretariati i Përgjithshëm i INTERPOL-it mund të konfirmojë se një kërkesë e re për anëtarësim është marrë nga Kosova (“The INTERPOL General Secretariat can confirm that a neë application for membership has been received from Kosovo.”), është ky lajmi nga Interpoli dërguar “Presheva Jonë”.

Ministri Pacolli optimist se kësaj radhe Kosova do të interesohet ne Asamblenë e Përgjithshme ne Kili, meqë gjitha kriteret i kemi plotësuar.

“Sesionin e i 88 i Asambleja së Përgjithshme qe do te mbahet INTERPOL do të mbahet në Kili në tetor dhe do të jetë Komiteti Ekzekutiv i cili miraton agjendën e cila ende nuk është finalizuar…” ka thëne sot znj.R.B. zyrtare e larte e Interpolit.

“Sekretariati i Përgjithshëm i INTERPOL-it mund të konfirmojë se një kërkesë e re për anëtarësim është marrë nga Kosova. Të gjitha kërkesat për anëtarësim në INTERPOL duhet të ndjekin rregullat e Organizatës sonë” thotë në vazhdim zyrtarja e Interpolit.

"Peshova jonë” ka mësuar se Inerpoli ka pranuar një dokument-aplikacion nga Prishtina, respektivisht nga Ministria e Punëve të Brendshme  e Kosovës më 31 janar. Se shet e çdo mësim, këtë e pranon edhe shefi i diplomacisë vendore Behgjet Pacolli. Ministri i Jashtme Pacolli ka thënë se “jam optimist se ne tetor në Kili do të pranohet Kosova ne Interpol. Duhet t’i përkujtojmë kolegeve tanë ne Interpol por edhe vendeve fqinje se Kosova në INTERPOL nuk do të thotë kërcënim për askënd. Kosova në INTERPOL do të thotë paqe dhe kontribut në sigurinë e brendshme, rajonale dhe ndërkombëtare. Kosova në INTERPOL do të thotë luftë kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar dhe më shumë siguri për gjithë qytetarët tanë.”

Image
Behgjet Pacolli

Zyrtaret nga Interpoli: Për anëtarësim e Kosovës nuk do te vendos Beogradi, por Asambleja e Përgjithshme

Në kuadër të punimeve të sesionit të 46-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, që  u mbajtën në Emiratet e Bashkuara Arabe, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, zhvilloi një aktivitet te nderur politik dhe diplomatik me vendet anëtare të OBI si dhe  lobimin jo vetme për njohje te reja, por edhe pro anëtarësimit te Kosovës në Interpol dhe OBI duke takuar homologët e tij të disa prej vendeve pjesëmarrëse në këtë këshill.

Ai ka zhvilluar një sër takimesh, si me ministrin e jashtëm të Bangladeshit, Abdul Momen, ashtu edhe me ministrin e jashtëm të Kuvajtit, Sheikh Sabah Al Khaled Al Ahmad Al Sabah, ministrin e jashtëm të Gambisë, Mamadou Tangara, atë të Afganistanit, Salahuddin Rabbani si dhe ministrin e jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

Ndryshe Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq i dërgoi një letër sekretarit të presidentit të përgjithshëm të INTERPOL-it, të cilit i kërkoi që kjo organizatë të mos e shqyrtojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim.

Zyrtaret e Interpolit nuk kanë dashur të komentojnë letrën në  fjalë sepse letra të tilla që kundërshtojnë përkrahin Kosovën vine nga shume anë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat