A synon Vetëvendosje të shtrihet në Shqipëri? Flet Arbër Zaimi

Aktuale

A synon Vetëvendosje të shtrihet në Shqipëri? Flet Arbër Zaimi

Më: 6 mars 2019 Në ora: 00:08
Arbër Zaimi

Në kushtet e dorëzimit të mandateve të opozitës shqiptare, Vetëvendosja e Albin Kurtit hedh poshtë çdo mundësi për të zënë ajo vendin e opozitës në Kuvendin shqiptar.

Zaimi: Vetëvendosja nuk synon që të zëvendësojë, në Kuvend jo se jo, sepse nuk ka se si sepse nuk ka garuar Vetëvendosja, por nuk synon të zëvendësojë asnjë parti politike. Vetëvendosja ka një program shumë të qartë politik, i cili është social demokrat dhe është kombëtar.

Megjithatë Arbër Zaimi, në një intervistë për emisionin "Tempora" thotë se Vetëvendosja po shikon mundësinë për shtrirjen e saj edhe në Shqipëri, në kushtet kur ka mungesë besimi në subjektet aktuale politike.

Zaimi: A synon Vetëvendosja të shtrihet edhe në Shqipëri? Unë mendoj që kjo do të ndodhë vetëm nëse shfaqet interesi prej qytetarëve të Shqipërisë. Puna organizative, punë strukturuese është një punë shumë e gjatë, serioze dhe kërkon investime serioze dhe kapitale dhe kërkon së paku 3-4 vjet për ta bërë seriozisht një punë të tillë. 

Edhe pse e hapur për të bashkëpunuar me çdo subjekt politik, ajo që nuk pranohet kategorikisht nga Vetëvendosja është bashkëpunimi me parti e përfshirë në afera korruptive.

Zaimi: Ne dëshirojmë të kemi marrdhënie të mira dhe konstruktive me të gjitha partitë politike, përfshirë edhe Partinë Socialiste. Vetëvendosja ka një program shumë të qartë politik, i cili është socialdemokrat dhe është kombëtar. Sigurisht është edhe kundër korrupsionit në politikë.

Arbër Zaimi është kritik ndaj politikës në Tiranë dhe Prishtinë, të cilët sipas tij nuk kanë bërë asgjë në të mirë të shqiptarëve në të dy anët e kufirit.

Zaimi: Shpesh ndihma ka qenë vetëm simbolike dhe ka qenë e kufizuar te bërja e shqiponjës me duar si futbollistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat