Të quhet Epopeja e Familjes Jashari dhe jo UÇK-së!

Aktuale

Të quhet Epopeja e Familjes Jashari dhe jo UÇK-së!

Nga: N.Sh Më: 7 mars 2019 Në ora: 01:01
Adem dhe Hamëz Jashari

Veprimtari Fatmir Bajraj thotë se nuk duhet të quhet Epopeja e UÇK-së, por Epopeja e Familjës Jashari.

Bajraj përmes një postimi ën Facebook, thotë se, lëvizjet e armatosura të Republikës së Kosovës dhe komandantëve Sali Çekaj, Adem Jashri dhe Zahir Pajaziti nuk quhej UÇK.

Sipas tij, Epopeja e UÇK-së, ky emërtim nuk i rrinë familjes Jashari,

Lexojeni shkrimin e Bajrajt:

EPOPEJA E FAMILJËS JASHARI DHE JO E UÇK-së !

Levizja e armatosur e Republikës së Kosovës, e Komandantëve : Sali Çekaj, Adem Jashari & Zahir Pajaziti, nuk quhej UÇK.

21 vite nga rënja e Familjës Jashari, përkatësisht ; rënja për t'mos vdekur kurr e Shaban Jasharit me Hamzën, Ademin dhe gadi e gjithë familja, dhe kësaj sakrifice sublime të kësaj familje, tanimë emblemë të shqiptarisë, i m'vishet një "epitet", duke vënë n'lajthitje në mënyrë abuzive me qellim përvetësimi të meritave të kësaj familje, përkatësisht ; rënjën herioike të Komandantit legjendar Adem Jashari & Famija e Tij.

- Epopes së kësaj familje, nuk i rri emertimi si Epope e UÇK-së, ngase nuk i rri mirë dhe s'i ka hije mashtrimi, gënjeshtra dhe përvetësimi...!

- Ademi, Hamza & bshkëluftetarët e Tij, s'ishin pjesëtarë të UÇK-së, ngase të tillë s'kishte, dhe këtë fakt e dijnë gjithë shqiptarët bashkëkohës të kësaj familje, sikurse e dijnë edhe bashkëluftetarët e Ademit & Hamzës dhe vet Baca Rifat.

- Ata që Ademin pas rënjës, e quajtën Komandant Legjendar të UÇK-së, e kishin me hile dhe me hile e kanë edhe tani pas 21 viteve nga rënja dhe sakrifica sublime e familjës së Shaban Jasharit.

- Ata që mashtrojnë kur thojnë se Ademin Jasharin e njihnin si Komandant të UÇK-së, atëherë nuk e ndihmuan, përkundrazi...!

Të tillëve ; Ademi dhe bashkëluftetarët e Tij, kurr s'ua panë hajrin.

Historia e rrëjshme nuk i sherben askujt, as familjës Jashari dhe s'na nderon as Neve.

Përfundimisht ; është koha t'thuhet e verteta lakuriq, sepse vetëm atëherë prehën të qetë n'alltarin e lirisë, deshmorët e kombit dhe vetë kryetrimi - Heroi, Adem Jashari.

f.b

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat