Kryesia e LDK-së bën homazhe në Prekaz

Aktuale

Kryesia e LDK-së bën homazhe në Prekaz

Më: 7 mars 2019 Në ora: 13:02
Kryesia e LDK-së bën homazhe në Prekaz

Në ditën e tretë të Epopesë së lavdishme të UÇK-së, anëtarë të Kryesisë të LDK-së kanë bërë homazhe te Kompleksi Memorial në Prekaz dhe kanë vizituar familjen Jashari.

Në emër të kryesisë, sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka falënderuar Rifat Jasharin për pritjen. Ai ka vlerësuar lart veprën sublime të familjes Jashari, vepër e cila bëri ndryshime në historinë e kombit shqiptarë.

“Familja Jashari dha gjithçka për këtë vend”, tha Beqiri.

Nga ana e tij, Rifat Jashari, kërkoi unitet nga e gjithë skena politike për të ndërtuar dhe zhvilluar shtetin tonë.

Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh mirënjohje dhe i përulet veprës sublime të familjes Jashari. Në Prekaz kishte filluar kthesa e madhe dhe familja Jashari kishte kthyer sytë e botës demokratike drejt Kosovës, thuhet në njoftimin e LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat