Tragjedia në Gjilan, kërkohet ndihma e Qeverisë

Aktuale

Tragjedia në Gjilan, kërkohet ndihma e Qeverisë

Më: 7 mars 2019 Në ora: 17:01
Deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti

Pas tragjedisë së rëndë që ndodhi sot në Gjilan, ku si pasojë e një aksidenti me fatalitet është lënduar një person dhe gjashtëmbëdhjetë të lënduar, deputetët i kanë kërkuar Qeverisë që t’i dal në ndihmë kësaj komune.

Deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti, ka thënë se pas ngjarës tragjike në Gjilan, Qeveria t’i ndal në ndihmë kësaj komune.

“Nuk e di nëse komuna e Gjilanit ka kapacitete me menaxhu këtë emergjencë tash për tash. E ftoj kryeministrin me dikasterin e shëndetësisë të punëve të brendshme që t’i dal në ndihmë sa më shpejt komunës së Gjilanit, në mënyrë që të tejkalohet ky rast, kjo emergjencë dhe po ashtu i kërkojmë që të jemi pranë familjarëve dhe të gjithë atyre që kanë humbur në këtë tragjedi dhe do t’i dalim në mbështetje me sa mundësi që kemi“, ka thënë ai.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se po përcjellin nga afër këtë gjendje.

“Jam dëgjuar më herët me kryetarin e Gjilanit, Haziri, mekanizmat lokal janë veprues, kemi biseduar me gjithë nivelin nacional, përfshirë inteligjencën, sigurinë, emergjencat po edhe njësit shëndetësore. Situata është në kontroll, në menaxhim, do të vazhdojmë t’iu qëndrojmë afër dhe të përcjellim nga afër këtë gjendje”,  ka thënë ai.

Ndryshe, një person ka humbur jetën dhe 16 të tjerë janë lënduar kur një kamioni i kanë dështuar frenat sot pasdite në Gjilan, me ç’rast janë shkaktuare dhe dëme të konsiderueshme materiale. Dy nga 16 të lënduarit në aksidentin e sotëm janë transferuar për trajtim në QKUK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat