Dy këshilltarët gjerman nesër në Kosovë: Ky është mesazhi i fundit nga Merkeli për Haradinajn - Bota Sot
Dy këshilltarët gjerman nesër në Kosovë: Ky është mesazhi i fundit nga Merkeli për Haradinajn

Aktuale

Dy këshilltarët gjerman nesër në Kosovë: Ky është mesazhi i fundit nga Merkeli për Haradinajn

Më: 10 mars 2019 Në ora: 23:21
Ramush Haradinaj dhe Angela Merkel

Njeriu i tretë në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Hale qëndroi dje në Kosovë ku solli mesazhe të qarta të Amerikës për pezullimin e taksës dhe fillimin e dialogut në mënyrë që të arrihet marrëveshja përfundimtare me Serbinë, marrëveshje kjo që sjell njohjen reciproke të Kosovës nga Serbia.

Hale gjatë ditës së djeshme pati takim me tre liderët kosovarë, Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Kryeparlamentarin Kadri Veseli, ku kërkoi nga ata që sa më parë të gjendet zgjidhje për pezullimin e taksës dhe fillimin e dialogut me Serbinë.

Hale mësohet të ketë thënë se kjo kërkesë e SHBA’së ndaj Qeverisë së Kosovës është e fundit para masave të reja që do të merren në drejtim të shtetit të Kosovës.

Por, nesër në Kosovës do të qëndrojnë edhe dy këshilltarët e kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel.

Në Prishtinë nesër do të vijnë dy këshilltarët kryesorë për politikë të Jashtme, të kancelares Merkel, Matthias Luettenberg dhe Jan Hecker.

Këta dy të fundit do të kërkojnë për herë të fundit nga Qeveria e Kosovës që të pezullohet taksa dhe të fillohet dialogu me Serbinë në Bruksel në mënyrë që të arrihet marrëveshja historike mes dy vendevE.

Luettenberg dhe Hecker do të takohen me presidentin Thaçi, kryeministrin Haradinaj dhe kryeparlamentarin Veseli, ku do të kërkojnë që të hiqet taksa dhe Kosova t’i rikthehet tavolinës së bisedimeve në Bruksel.

Dy supërfuqitë më të mëdha perëndimore, SHBA’ja dhe Gjermania, e kanë rritur interesimin për Kosovën gjatë kohës së fundit në mënyrë që të arrihet një marrëveshje finale me Serbinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...