Me këtë rast presidenti Ademi shprehu “respektin e tij dhe të KE të FFK-së për vlerat dhe kontributin e gjeneralit në luftën çlirimtare, por edhe për kontributin e tij në kohën kur ishte futbollist, duke i dhuruar një plaketë me stadiumin “Fadil Vokrri” si dhe fanellën e Kombëtares”.
Ndërkaq, gjenerali Sylejman Selimi shprehu “mirënjohjen krerëve të FFK-së për mikpritjen dhe njëherësh shprehu ngushëllimet e tij për ish-presidentin Fadil Vokrri, derisa u shpreh i lumtur për sukseset që po arrin Kombëtarja e Kosovës në garat ndërkombëtare, si dhe vlerësoi lartë vazhdimin e punës së suksesshme nga krerët e FFK-së”.
Ish-numri një i UÇK-së theksoi se “vetë rezultatet që po i arrin Kombëtarja, por edhe gara korrekte në kampionat dëshmojnë se puna në FFK po ecën mjaft mirë”.