E përfundon dëshminë në Hagë Komandant Hoxha: Luftën e UÇK-së do ta mbrojë edhe me jetë

Aktuale

E përfundon dëshminë në Hagë Komandant Hoxha: Luftën e UÇK-së do ta mbrojë edhe me jetë

Më: 11 mars 2019 Në ora: 23:04
Komandant i Rahovecit, Ismet Tara

Komandant i Rahovecit, Ismet Tara i njohur si Komandant Hoxha i brigadës së UÇK-së, 124, sonte e ka përfunduar intervistimin e gjatë në Gjykatën Speciale.

Ai është marrë në pyetje për tri ditë me radhë.

Pas daljes nga Gjykata, Komandant Hoxha ka thënë se është i lumtur që e ka kryer obligimin ndaj Gjykatës Speciale.

Hoxha në këtë intervistim është paraqitur pa avokat, pasi që ka thënë se luftën e drejt të UÇK-së e mbron vet.

“Është kënaqësi për mua që u njoftova me gjykatësit, prokurorët dhe hetuesit e Gjykatës Speciale. I falemnderoj të gjithë stafin që me morën mua në pyetje dhe të cilët kanë qenë plotësisht korrekt ndaj meje”, ka thënë ai.

Sipas tij, për mbrojtjen e UÇK-së në Gjykatën Speciale do ta bëjë një film, pasi që i ka të gjitha CD-të me vete.

“Qytetarët e Rahovecit dhe gjithë shqiptarët le të jenë krenar për luftën e pastër dhe të shenjtë të UÇK-së, sikur që ne e kemi bërë dhe dimë ta mbrojmë dhe do ta mbrojmë në qoftë se duhet edhe me jetët tona këtu në Hagë dhe çdo kund nëse paraqitet nevoja”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për një shok të tij, por pa emër, duke thënë se edhe ai është i ftuar nga Gjykata Speciale menjëherë pas tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat