Isufi: Taksa nuk suspendohet, Serbisë duhet bërë presion

Aktuale

Isufi: Taksa nuk suspendohet, Serbisë duhet bërë presion

Më: 12 mars 2019 Në ora: 22:12
Ahmet Isufi

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se taksa ndaj Serbisë nuk do të suspendohet.

 “Pezullim të taksës nuk do të ketë, sepse taksa është vënë ndaj Serbisë. Serbia me paratë e xhepit të qytetarëve të Kosovës po bën fushatë kundër Kosovës. Këtë do ta bënte çdo shtet. Dhe kjo nuk duhet të ndërlidhet me çështje të tjera. Presioni duhet t’i bëhet Serbisë”, ka thënë Isufi në RTK.

Duke u ndalur tek tema të tjera, ai ka thënë se opozita po manipulon publikun, me akuzat për Qeverinë.  “Qëllimi i seancës së sotme ka qenë që të bëhet propaganda”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat