Kërcënimet nga Beogradi, Arifi: Kosovës që nga 99-a nuk i intereson se çka thonë ministrat serbë

Aktuale

Kërcënimet nga Beogradi, Arifi: Kosovës që nga 99-a nuk i intereson se çka thonë ministrat serbë

Më: 14 mars 2019 Në ora: 20:18
Ramush Haradinaj me kabinetin e tij

Deklaratat e ministrit të Punëve të Jashtme serb, Ivica Daçiq, se Serbia është e gatshme të ndërhy me forcë në veri të vendit, kanë shkaktuar reagime të mëdha në Prishtinë.

Madje, një diskurs i tillë kërcënues sot gjatë ditës është përdorur edhe nga ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.

Në lidhje me këtë çështje, për lajmi ka folur shefi i kabinetit të kryeminstrit Haradinaj, Avni Arifi.

Ai ka thënë se Kosovës që nga viti 1999 nuk i intereson se çka thotë ministri i Jashtëm i Serbisë.

“Nuk aktivitet që e mas me aktivitetin e  ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë. Kosovës që nga viti 1999 nuk i intereson se çka flet ministri  i Jashtëm serb”, ka thënë shkurt Arifi.

Arifi po ashtu ka thënë se diskursi i Serbisë gjithëherë ka qenë i tillë, dhe se opinioni duhet të fokusohet më shumë në atë se çka thonë ministrat kosovarë dhe jo ata serbë.

E Arifi nuk është zyrtari i vetëm që ka reaguar ndaj deklaratave që  po vijnë nga Beogradi.

Më herët gjatë ditës, ishte zëvendësministri i Brendshëm, Selami Shkodra ai që përmes një postimi në Facebook, ministrin e Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq e kishte quajtur ministër foshnjor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat