Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se, “rrugët e Kosovës janë shndërruar në marrje jete për qytetarët tanë, të rinj dhe të reja po humbin jetën në aksidente trafiku e shumë të tjerë të lënduar rënde e me pasoja material”.
Deputetit të LDK-së ka thënë se lajmi për aksidentin në Duhël ka prekur të gjithë, andaj ai ka bërë thirrje organeve të rendit të shtojnë masat e sigurisë.
Ja postimi i tij:
Rrugët e Kosovës janë shëndrruar në marrje jete për qytetarët tanë, të rinjë dhe të reja po humbin jeten në aksidente trafiku e shumë të tjerë të lenduar rënde e me pasoja materiale.
Sot Lipjani u trondit, ashtu si ne me humbjen e jetës së dy djaloshëve të mrekullueshëm Leonard Retkoceri dhe Sahit Tmava nga fshati Llugaxhi.
Ky lajm i dhëmbshëm na preku të gjithëve andaj duke ju bërë thirrje organeve të rendit të shtojnë masat e sigurisë, poashtu të shtohet kujdesi nga vozitësit, ju shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të të rinjëve, ngushëllime shokëve dhe gjithë Komunës së Lipjanit.