Diplomati austriak: Taksa duhet të hiqet, të fillojë dialogu mes dy vendeve

Aktuale

Diplomati austriak: Taksa duhet të hiqet, të fillojë dialogu mes dy vendeve

Më: 19 mars 2019 Në ora: 09:24
Wolfgang Petritsch

Wolfgang Petritsch, njëri nga Diplomatët austriak ka thënë se është e nevojshme nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj që taksa të hiqet dhe të ringjallet dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit në mënyrë që të arrihet një kompromis.

Ish-i i dërguari i BE’së për Kosovën, thotë se taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës dhe kokëfortësia e kryeministrit Haradinaj për ta mbajtur atë nuk është rrugë drejt përparimit si dhe nuk jep kontribut konstruktiv në dialogun e Brukselit.

“Taksa duhet të ndalet, unë jam për ta hequr, gjë që është në përputhje me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që po përpiqen të bindin Prishtinën për heqjen e taksës dhe kthimin në negociata. Kjo është e nevojshme, ne nuk mund të përparojmë në një situatë të pasigurisë së plotë”, tha Petritsch.

Petritsch ka thënë po ashtu se dialogu dhe kompromisi mes Kosovës dhe Serbisë, do të ndodhë me ndihmën e Bashkimit Evropian (BE), Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat