Presidenti merr një goditje: Të gjithë janë kundër “idesë” së Hashim Thaçit

Aktuale

Presidenti merr një goditje: Të gjithë janë kundër “idesë” së Hashim Thaçit

Nga: N.H Më: 19 mars 2019 Në ora: 16:44
Hashim Thaçi

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi, ka komentuar deklaratën e presidentit Thaçi, pasi bëri thirrje për unitet përballë Serbisë, sikurse në Konferencën e Rambujesë.

Loshi thotë se presidenti, para se të kërkojë çfarëdo uniteti, duhet të heq dorë nga plani ideor i tij për korrigjimin e kufijve me Serbinë, sepse ky plan në variantin më të mirë nënkupton këmbimin territorial mes Kosovës dhe Serbisë e në variantin më të keq, ndarjen e Kosovës.

"Pothuaj të gjithë janë kundër “idesë” së Hashim Thaçit për korrigjimin e kufijve. Mjafton pra, që presidenti të deklarojë formalisht se ka hequr dorë nga ideja e tij", ka shkruar ai.

Ai përmes një postimi në Facebook nënvizon se Kuvendi duhet ta shpërbëjë delegacionin aktual për bisedime me Serbinë dhe ta caktojë një delegacion të ri që përfaqëson spektrin politik në harmoni me fuqinë politike të secilit subjekt politik.

Ja postimi i tij:

Presidenti Thaçi paska bërë thirrje për unitet përballë Serbisë, sikurse në Konferencën e Rambujesë. Problemi është çfarë uniteti ai kërkon. Nëse mendon që të bashkohen të gjithë dhe të shkojnë pas tij, ky nuk është unitet, por është diktat. Presidenti, para se të kërkojë çfarëdo uniteti, duhet të heq dorë nga plani ideor i tij për korrigjimin e kufijve me Serbinë, sepse ky plan në variantin më të mirë nënkupton këmbimin territorial mes Kosovës dhe Serbisë e në variantin më të keq, ndarjen e Kosovës. Në fakt, Kosova nuk është fare e përçarë sa i përket marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. Përkundrazi! Trupi politik është shumë unik. Pothuaj të gjithë janë kundër “idesë” së Hashim Thaçit për korrigjimin e kufijve. Mjafton pra, që presidenti të deklarojë formalisht se ka hequr dorë nga ideja e tij. Pastaj Kuvendi ta shpërbëjë delegacionin aktual për bisedime me Serbinë dhe ta caktojë një delegacion të ri që përfaqëson spektrin politik në harmoni me fuqinë politike të secilit subjekt politik. Pastaj të pezullohet taksa kundër Serbisë dhe të fillojë dialogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat