Shkurte Fejza që thoshte për politikanët se janë djemtë më të këqij, tani djali i saj u rehatua në Qeverinë Haradinaj

Aktuale

Shkurte Fejza që thoshte për politikanët se janë djemtë më të këqij, tani djali i saj u rehatua në Qeverinë Haradinaj

Nga: N.H Më: 19 mars 2019 Në ora: 20:45

Punësimi i djalit të këngëtares së njohur Shkurte Fejzës, Arbër Behluli në Qeverinë e Kosovës është kthyer në temë debati gjatë ditës së sotme. 

Behluli është emëruar në pozitën e Zyrtarit të Lartë për Planifikim të Politikave. Për të njëjtën pozitë, ka aplikuar edhe Fidan Ukaj, i cili në një deklaratë ngrit dyshime për punësimin e djalit të Fejzës në këtë pozitë.

Megjithatë, këngëtarja e muzikës popullore dikur nuk ishte shumë e kënaqur me ata në dorën e të cilëve ra Kosova.

Këtu është fjala për politikanët, pasi e njëjta gjatë një emisioni televiziv, kishte thënë se është e zhgënjyer nga elita udhëheqëse në Kosovë.

“Kosova ka pas një fat të keq në udhëheqësi, sidomos pas luftës, para luftës ka qen regjimi serb, pastaj shkoi si shkoi…, kishtethënë këngëtarja fillimisht.

Tutje, ajo i kishte cilësuar liderët e shtetit si djemtë më të këqinj të Kosovës, e ndërsa thotë se këtë opinionin e ka krijuar nga ajo çfarë ka dëgjuar rreth e rrotull për ta.

“Unë mund ta them kështu: Djemtë më të këqij që i ka vendi janë në elitën udhëheqëse të Kosovës, më vjen shumë keq që po e them, por në bazë të asaj qysh po zhvillohen gjërat, në bazë të asaj që asnjëherë qytetari i Kosovës nuk është i kënaqur me asnjë veprim të vetëm, ka edhe njerëz të mire në fakt që veprojnë, mirëpo në përgjithësi ata që marrin vendime të mëdha janë për të ardhur keq”, ka përfunduar Shkurte Fejza. /BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat