Sejdiu: Thaçi e ka borxh të respektoj Kushtetutën, të mos realizojë projektin e Dobrica Qosiq për ndarje të Kosovës!

Aktuale

Sejdiu: Thaçi e ka borxh të respektoj Kushtetutën, të mos realizojë projektin e Dobrica Qosiq për ndarje të Kosovës!

Më: 19 mars 2019 Në ora: 22:37
Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi

Ish- presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu në një intervistë për “Blic” ka komentuar idetë e përhapura në opinon për ndarje të Kosovës.

Sejdiu, theksoi se ndarja e vendit është projektuar nga akademiku serb, Dobrica Qosiq, por që sipas tij ajo nuk duhet realizuar nga Presidenti Hashim Thaçi, i cili kryeson dialogun në fazën përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Unë them se Kosova është shpallur sovrane dhe e pavarur, me integritetin e saj, ka kushtetutën e vet dhe parimet themelore të saj e obligojnë çdo institucion të ruaj sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe njësin e saj si shtet unik dhe i pandashëm. Është borxh edhe i presidentit Hashim Thaçi të respektojmë këto parime të Kushtetutës”, tha ai.

Në anën tjetër Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se është pro korrigjimit të kufirit me Serbinë, por sipas tij, ai nuk do të lejojë që të diskutohet për shkëmbime territoresh e as ndarje të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat